E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futsal, hidhet idea per nje ndeshje miqesore Shqiperi-Malte

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë, më 22 gusht në "Qemal Stafa", një ndeshje miqësore ndërkombëtare me Maltën. Por, në lindje e sipër është idea e organizimit edhe të një ndeshje miqësore në nivel ndërkombëtar të ekipeve kombëtare të futbollit në sallë, ose Futsal. Ende nuk ka një konfirmim të përbashkët, por burime nga Malta, thanë për Albania-sport, se në parim ka rënë dakord pala malteze dhe trajneri cek i Kombëtares ishullore, ka shprehur kënaqësinë për një projekt të tillë.
Takimi, nëse do të realizohet, pritet të zhvillohet, më 21 gusht në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi". Gjithsesi pritet që presidenti i Minifutollit, Alfred Zijai dhe ai i FSHF-së, Armand Duka ta angazhojnë stafet e tyre për realizimin e kësaj miqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›