Besart Berisha në Tiranë, nesër pajiset zyrtarisht me pasaportë

Besart Berisha, sulmuesi më i ri i Kombëtares Shqiptare ka mbërritur në Tiranë për t'u pajisur zyrtarisht me pasaportën shqiptare. Nesër ai do të niset së bashku me lojtarët e tjerë të kampionatit shqiptar si Lika, Mukaj, Pisha, Bulku, Salihi në drejtim të Holandës për ndeshjen e datës 11 tetor kundër tulipanëve të Van Basten.