E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Canaj jep dorëheqjen nga Flamurtari

Trajneri i Flamurtarit, Agim Canaj dha të dielën dorëheqjen duke u bërë kështu trajneri i katërt brenda pesë javësh që largohet nga drejtimi i një ekipi të Kategorisë Superiore. Flamurtari në pesë ndeshje pësoi kater humbje (tri rresht) duke grumbulluar vetëm 3 pikë nga 15 të mundshmet. "Janë tri humbjet rresht që me detyruan të jap dorëheqjem ; - pohoi Canaj, ndeshja e fundit e të cilit në drejtimin e Flamurtarit ishte ajo kundër Kastriotit në Krujë, e humbur 1-0. Canaj arriti të fitonte vetëm një ndeshje me Apoloninë me rezultatin e thellë 4-0.
Ekipi vlonjat renditet në vendin e parafundit në Superligë me 3 pike, dy me shume se Apolonia e vendit te fundit.
Agim Canaj, që zëvëndesoi në pankinën e Flamurtarit, Vasil Rucin edhe sezonin kaluar u shkarkua nga drejtimi i Besës së Kavajës.
Agim Canaj u ndëshkua dy herë me gjobë nga Komisoni i Dispilinës: 10 mijë lekë pas ndeshjes Elbasani-Flamurtari për sjellje jo korrekte ndaj arbitrit dhe 20 mijë lekë pas ndeshjes Flamurtari-Teuta për deklarata të pavërteta në media dhe televione.
Tekniku Canaj, një ish-futbollist i njohur i Flamurtarit në sezonin 1988-1989, sezonin e kaluar drejtoi në Superligë ekipet e Besës dhe të Skënderbeut. Gjatë karrierës së tij, Canaj ka drejtuar edhe ekipet e Dinamos, Lushnjës, Shkumbinit.

Ndeshjet Flamurtarit me trajner Agim Canaj
Java 1: Shkumbini-Flamurtari 2-1
Java 2: Flamurtari-Apolonia 4-0
Java 3: Elbasani-Flamurtari 2-1
Java 4: Flamurtari-Teuta 1-2
Java 5: Kastrioti-Flamurtari 1-0
Bilanci: 5 ndeshje, 1 fitore , 0 barazime, 4 humbje. Golat: 7-7. Pikë të grumbulluara 3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›