E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besëlidhja-Butrinti, ose sfida mes Demit dhe Dashit

Nga Jon Shalari

Sarandiotët janë përqendruar te transferta e Lezhës, për të cilën po përgatiten me shumë seriozitet. Lojtarët kanë marrë rrogat e muajit shtator dhe duken mjaft të motivuar për sfidën me Besëlidhjen, së cilës shpresojnë se do ti marrin pikë. Gardiani i portës së Butrintit, Elson Demi, i cili është lezhjan, do të ketë përballë ekipin e qytetit të tij.

Kështu, do të jetë edhe një sfidë mes tij dhe portierit kryeqytetas të Besëlidhjes, Dashamir Xhika, që mbron portën e lezhjanëve. Për “Sportin shqiptar” ai shprehet: “Jemi shumë të kënaqur nga mënyra si trajtohemi në Sarandë dhe kjo na detyron të japim maksimumin për Butrintin. Përpara kemi një ndeshje të vështirë, siç është ajo me Besëlidhjen në Lezhë, që është edhe qyteti im i lindjes.

Do të provoj emocione të forta, por dua të them se Butrinti është një ekip shumë i përgatitur dhe në Lezhë shkon për pikë. Humbja me Himarën dhe barazimi me Skraparin nuk e kanë ulur entuziazmin në ekip dhe në transfertën e radhës do të bëjmë më të mirën e mundshme. “Supermeni Demi”, siç e thërrasin tani në Sarandë, garanton se porta e Butrintit nuk do të preket, ashtu siç ka ndodhur në 3 javët e para të kampionatit.

Shpresoj që sulmi të jetë në ditën e tij më të mirë, pasi prapavija ka siguri. Butrinti nuk do të pësojë gol në Lezhë. E respektoj Besëlidhjen, por Butrinti nuk shkon në Lezhë për pikë, ka përfunduar Demi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›