E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqiraj e Mali i Zi kundër Çekisë

Sulmuesi pejan Fatos Beqiraj, reprezentues i Malit të Zi, për të siguruar pjesëmarrjen në Euro 2012 duhet të mposht Republikën e Çekisë në ndeshjet e barazhit. Shorti përcaktoi qiftet e barazhimit mes skuadrave që përfunduan në pozitat e dyta të fushatës kualifikuese për garën e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.

Turqia do të ndeshet me Kroacinë ndërsa Estonia me Republikën e Irlandës. Bosnja e Hercegovina do të sfidojë Portugalinë, në përsëritje të përballjes së tyre në barazh për kualifikim në Kampionatin botëror 2010.

Ceremonia e shortit u bë nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino dhe ish sulmuesi polak Zbigniew Boniek, njëri prej ambasadorëve të Euro 2012. Ndeshjet e barazimit do të zhvillohen më 11/12 dhe 15 nëntor ndërsa përfshijnë takime në sistemin vajtje-ardhje.

Pas kompletimit të barazhit, 14 ekipet e kualifikuara do ti bashkohen nikoqirëve Polonisë dhe Ukrainës në garën që do të zhvillohet nga 8 qershori deri më 1 korrik 2012. Shorti që do të përcaktojë grupet për 16 shtetet pjesëmarrëse që do të ndahet në katër grupe nga katër, do të tërhiqet në Kyiv të premten më 2 dhjetor 2011.

Kombëtaret që tashmë kanë siguruar kualifikimin për në Euro 2012, së bashku me shtetet nikoqire Poloninë dhe Ukrainën janë: Spanja, Gjermania, Italia, Franca, Holanda, Anglia, Rusia, Greqia, Danimarka dhe përcjellësi i parë më i mirë, Suedia.

Çiftet e barazhit:

Turqia-Kroacia

Estonia-Republika e Irlandës

Republika e Çekisë-Mali i Zi

Bosnja-Portugalia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›