E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rahovecasit, sërish sulm ndaj gjyqtarit

Skuadra e Rahovecit vazhdon të shfaqet e padisiplinuar këtë edicion, në Ligën e Parë. Pas ndeshjes me Ballkanin, ku rahovecasit e sulmonin gjyqtarin, me ç’rast më pas e humbën ndeshjen në tavolinë, 3:0, skuadra nga Rrafshi i Dukagjinit është përfshirë sërish në sulm ndaj ndarësit të drejtësisë në fushë.

Në fakt, futbollisti Gazmend Hamzai ka qenë protagonist i ndërprerjes së ndeshjes Kosova (V)-Rahoveci, pasi e ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor, Burim Jahmurati. Ky i fundit e ndëshkoi lojtarin në fjalë me karton të kuq, pas dy të verdhëve, pas së cilit rast ka ‘plasur sherri’.

“Vendësit shënuan në minutën e 15-të, ndërsa mysafirët e kontestuan këtë gol. Lojtari Gazmend Hamzai e ka kapur për fyti gjyqtarin, ndërsa më pas e kanë ndjekur atë disa lojtarë për ta sulmuar fizikisht. Pas këtij rasti, i cili ndodhi në minutën e 17-të, vendosëm bashkërisht që ndeshja të ndërpritej, pasi që konsideruam se nuk kishte kushte për vazhdimin e lojës”, deklaroi për Express delegati i ndeshjes, Xhafer Jashari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›