Besëlidhja e Lezhës, Berisha: Me Skënderbeun fitoi dhe Kosova
LEZHE - Përkujtohet 568-vjetori i Kuvendit të Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar. Në festimet e organizuara marrin pjesë kryeministri Berisha, personalitete të larta të vendit, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Në ceremoninë me moton “Dita e Besëlidhjes”, e mori fjalën i pari kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, i cili theksoi se kjo datë jeton e gjallë në të gjithë mendjet e shqiptarëve.Më pas përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
(vijon)
PROGRAMI ARTISTIK
Një trupë artistike nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të interpretojë një program artistik të larmishëm me nota patriotike. Mësohet se ndër pjesët që do të interpretohen do të jenë: "Himni i flamurit" me tekst të Gjergj Fishtës e muzikë të Lec Kurtit; nga opera "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" interpretohet aria e Skënderbeut
"Lirinë s'ua solla unë" nga Erlind Zeraliu dhe aria e Donikës nga Eriona Gjyzeli, si edhe koralja "Po na thërret atdheu o burra"; fragment nga muzika e filmit "Skënderbeu" të Çesk Zadesë e koralja e Pjetër Gacit, "Gryka e Kaçanikut".
Më tej, nga opera e Kristo Konos "Lulja e kujtimit" interpretohet dueti i Olimbisë dhe Dhimitrit e finalja me soliste Ramona Tullumanin dhe Denis Skurën. Pritet të ketë edhe recitime të dy aktorëve të Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë, solistë të Shtëpisë së Kulturës në Lezhë do të këndojnë këngë të ndryshme si "Besëlidhja e Lezhës", "Himni i Kastriotëve", "Buketë me këngë polifonike", pas të cilave do të interpretohet "Vallëzimi i Shqipeve".
(er.nu/BalkanWeb)