E Diel, 1 Nëntor 2026

Çudia, Francë-Shqipëri, më e ndjekur se Gjermani-Francë

TIRANE-Publikimi i raportit ditor për shikueshmërinë e televizioneve në Francë ditën e djeshme, ka zbuluar të dhëna vërtet interesante. Kështu, ndeshja mes Gjermanisë dhe Francës, e luajtur të mërkurën në mbrëmje në Bremen, është ndjekur më pak se ndeshja e tetorit mes Francës dhe Shqipërisë, e luajtur në Paris. Kanali TF1 në Francë ka patur një shikueshmëri prej 6,489,000 shikuesish për sfidën me Gjermaninë, ndërsa takimi mes kombëtares kuqezi dhe "Gjelave", është ndjekur nga mbi 7 milionë francezë.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›