Manjati amerikan, 4 të dashura në muaj për të harruar ish-gruan
SHBA - Manjati amerikan Ted Turner, themelues i rrjetit CNN, tregoi momentet e vështira të jetës së tij pas divorcit me aktoren e njohur Jane Fonda. Duke nënvizuar ditët e vështira që erdhën pas ndarjes, Ted Turner rrëfen sekretin, që sipas tij e ndihmoi të përballonte situatën e vështirë.
“Kam katër të dashura, të cilat i alternoj me javë, vetëm kështu mund të harroja dashurinë e madhe.”- deklaroi manjati amerikan, në një intervistë ekskluzive për revistën ‘Hollywood Reporter’.
73-vjeçari, që sot ka një pasuri prej 1.2 milionë dollarësh dhe 28 shtëpi, shprehet i bindur se fakti që kalon çdo javë të muajit me një grua të ndryshme e ka bërë të rigjejë ekuilibrin në jetë.
Mësohet se njëra nga të dashurat aktuale të Ted Turner është shkrimtarja Elizabeth Dewberry, që para 5 vjetësh ishte e martuar me fituesin e çmimit ‘Pulitzer’ Robert Olen Butler. Ndërsa emrat e 3 të dashurave të tjera nuk janë bërë publike.
Martesa e tij me aktoren Jane Fonda përfundoi në vitin 2001, për shkak të tradhtive të shpeshta të Turner. Në atë kohë aktorja e njohur deklaroi se për herë të parë ndihej e lirë, ndërsa Ted Turner mendoi edhe për vetëvrasjen.
“Nuk bëja dot asgjë. Rrija ulur në kolltuk dhe qaja. Këtë e kam bërë për shumë muaj me radhë, por më vonë vendosa të shikoja përpara.”- deklaroi 73-vjeçari në intervistën për ‘Hollywood Reporter’.
(er.nu/BalkanWeb)