PR, Mediu: Ngërçet e krijuara nga PS, kosto për shqiptarët
TIRANE - Partia Republikane mblodhi sot Asamblenë Kombëtare në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së tij në fillim të punimeve të Asamblesë, kryetari i PR-së Fatmir Mediu akuzoi Partinë Socialiste se po krijon konflikte artificiale, duke dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
“Ngërçet e krijuara nga Partia Socialiste kthehen në një kosto të madhe për të gjithë shqiptarët.”- deklaroi kreu i PR-së.
Sipas Mediut, rekomandimet e BE-së janë përgjegjësi e gjithë klasës politike që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
“Kemi shansin të vërtetojmë që me mirëkuptim mund t’i përmbushim këto detyrime. Kushtet e BE-së nuk i kemi detyrim përballë Bashkimit Europian por përballë Shqipërisë dhe shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Këto kërkesa kanë të bëjnë me standarde që i shërbejnë një jete më të mirë shqipatrëve, e veshin qytetarin me dinjitet dhe i japin të drejtë qytetarëve të vendosin me votën e tyre, të qeverisin në bazë të vullnetit të tij.”- u shpreh Mediu.
Kryetari i Republikanëve nënvizoi rëndësinë e vendosjes së interesave kombëtare mbi ato partiake, në mënyrë që të mos humbasim sërish mundësinë për të avancuar në rrugën e integrimit europian.
Sipas Mediut, shqiptarët kanë treguar me votë se zgjedhja e tyre është Bashkimi Europian, duke ndëshkuar ata që krijojnë konflikte.
Ndër të tjera kreu i PR-së kritikoi partitë e mëdha në lidhje me reformën zgjedhore, pasi sipas tij synojnë të krijojnë një monopol partiak dhe të eliminojnë partitë e vogla.
“PS e PD përdorin partitë e vogla si konjukturë politike. Komisioni i reformës zgjedhore është i kontrolluar vetëm nga dy partitë, prezenca jonë nuk ka asnjë ndikim për ta. Kanë qellim krijimin e monopolit në jetën politike, duke eliminuar partitë e vogla. Ky proces duhet të jetë proces transparent me mediat dhe opinionin publik.”- tha Mediu.
Mediu theksoi se republikanët kërkojnë të ndryshohet formula e shpërndarjes së mandateve dhe konkurrimin në zgjedhje me lista të hapura.
“Mbi 25 mandate deputetësh janë marrë nga PD-PS. Kërkojmë konkurrimin në zgjedhje me lista të hapura, administratë zgjedhore jo më me njerëz politikë, identifikim të zgjedhësve elektronikisht, numërim të votave në mënyrë elektronike, të zgjidhen problemet e të përndjekurve dhe ish-pronarëve”- deklaroi Mediu.
(er.nu/BalkanWeb)