Besëlidhja e Skënderbeu nga një pikë me kundërshtarët

Albania-sport- Tomori i Beratit arriti një barazim të cmuar 1-1 me Besëlidhjen kryesuese, për më tepër që përmbysi disavantazhin. Gega shënoi në minutën e 4 për lezhjantët e Zhejanit, ndërsa barazimi për ekipin e Miles, erdhi nga braziliani Zhunjor në pjesën e dytë (60').
Besëlidhja vazhdon të kryesojë renditjen me 38 pikë. në javën e 19 kemi Besëlidhja-Laci, ndërkohë që Tomori do ta bëjë pushim pasi kalendari i ofron Burrelin ende të pezulluar.
LACI-SKENDERBEU 1-1
Skënderbeu i vendit të dytë nuk shkoi në shumë se një barazim 1-1 në transfertën me Lacin edhe pse finalizoi i pari me antë të nigerianti Anuita (41'). Lacianët e drejtuar nga Ramadan Ndreu barazuan në minutën e 90 me anë të Bllacës. Skënderbeu i Jani Kacit ndodhet në kuotën e 36 pikëve (një ndeshje më pak me Burrelin), ndërsa Laci në vendin e 6 me 29 pikë.
TURBINA-ERZENI 1-0
Begolli me golin e tij në minutën e 8 i dha fitoren Turbinës vendase në përballjen me shijakasit e drejtuar nga Hysen Dedja. Cërrikasit e Sinan Bradhit me tri pikët e marra me Erzenin tashme është në kutoën 35 dhe shfaqet dukshëm si pretendenti i tretë për t'u ngjitur në Kategorinë Superiore. Erzeni pësoi humbjen e shtatë dhe tashmë gjendet shumë larg synimeve për një rikthim në elitën e futbollit shqiptar.
BILISHT SPORT-GRAMSHI 2-0
Ish-kapiteni i Skënderbeut, Lici (45') dhe Lacka (66') i dhuruan tri pikët e arta Bilisht Sport në përballjen me gramshiotët e drejtuar nga Edmond Mustafaraj. Trajneri Kapllani arrin kështu një sukses të radhës në fushën e tij, teksa më javën e ardhshme do të udhëtojë në Shijak në transfertën me Erzenin.
JAVA 18, 9-10 MARS 2007
Pogradeci-Ada 1-0
Sopoti-Lushnja 0-2
Tepelena-Burreli (nuk u luajt)
Laci-Skënderbeu 1-1
Tomori-Besëlidhja 1-1
Bilisht Sport-Gramshi 2-0
JAVA 19, 17 MARS 2007
Skëndërbeu-Pogradeci
Ada-Turbina
Erzeni-Bilisht Sport
Gramshi-Sopoti
Lushnja-Tepelena
Besëlidhja-Laci
Ndeshjet fillojnë në orën 14:00
Tomori-Burreli nuk do të luhet