E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Tirana, Oriand Abazaj “mund” Mukën dhe Pemën

Nga Franc Hoxha
STATISTIKA- Edhe pse ka ardhur vetëm gjatë merkatos dimërore te Tirana, ish-sulmuesi i Kastriotit Oriand Abazaj, rezulton të jetë më produktiv se shumë lojtarë titullarë te bardheblutë. Abazaj, i cili gjatë ndeshjeve me fanallën e Kastriotit realizoi 8 gola, me atë të Tiranës deri tani ka shënuar 3 gola, madje ky i fundit kundër Apolonisë (1-0) kishte vlerën e tri pikëve. Sulmuesi i ri, i ambientuar më së miri me klimën bardheblu në renditjen e përgjithshme të golashënuesve gjendet në vendin e tretë. Së bashku dhe me kryegolashënuesin e Teutës, Daniel Xhafaj, ata kanë shënuar në 23 javët e zhvilluara nga 11 gola (0.47 gola për ndeshje). Në renditjen specifike brenda grupit të Tiranës, Abazaj renditet i pesti pas Sinanit (17 gola), Salihit (13), Dedes (5) dhe Klodian Duro (5). Abazaj ka "mundur" kapitenin e ekipit Devi Mukën (2 gola) dhe sulmuesin tjetër, Eleandro Pema (2). RENDITJA E PËRGJITHSHME 17 gola: Vioresin Sinani (Tirana) 13 gola: Hamdi Salihi (Tirana) 11 gola: Oriand Abazaj (8Kastrioti+3Tirana) 5 gola: Nevil Dede, Klodian Duro (1p) (Tirana), 2 gola: Devis Mukaj, Eleandro Pema (Tirana), 1 gol: Ervin Bulku, Saimir Patushi, AUTOGOL Blendi Nallbani (1aut) (Tirana) RENDITJA SPECIFIKE BRENDA TIRANËS TIRANA 17 gola: Vioresin Sinani (Tirana) 13 gola: Hamdi Salihi (Tirana) 5 gola: Nevil Dede, Klodian Duro (1p) (Tirana) 3 gola: Oriand Abazaj (Tirana) 2 gola: Devis Mukaj, Eleandro Pema (Tirana), 1 gol: Ervin Bulku, Saimir Patushi, AUTOGOL Blendi Nallbani (1aut) (Tirana)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›