Beselidhja falënderon ultrasit verdheblu

Goleadori Marius Ngjela shënoi golin e parë me fanellën e Besëlidhjes në limitin e ndeshjes, duke i siguruar skuadrës së Ilir Gjylës një fitore të rëndë 2-1 në transfertën e vështirë të Elbasanit.
Golashënuesi më i mirë i verdhebluve, Skerdi Bejzade realizoi me penallti në minutën e 14-të (goli i 9-të i tij sezonal). Tre minuta më pas Besëlidhja barazoi me maqedonasin Balic (17').
Ndeshja në përgjithësi pati një ritëm jo të lartë, dhe kur pritej që dy ekipet të regjistronin e 9-të midis tyre ne 38 përballje historike, ish-sulmuesi i Skëndërbeut realizoi në minutën e 88-të golin e fitores së pestë sezonale të Besëlidhjes. Goli i 11-të sezonal për Ngjelën.
Fundi prodhoi edhe një falënderim me një përkulje "ala mbretërore" të lojtarëve të Besëlidhjes kundrejt utrasve të Elbasanit, që thirrën pa reshtur "Besëlidhja" në përfundim të 90 minutave.
Me tri pikët e arta të marra në "Ruzhdi Bizhuta", lezhjanët u barazuan me pikë me Teutën( nga 20). Sipas skemës së kampionatit për fazën e tretë, Besëlidhja do të luajë kundër Partizanit e vendit të dytë.