Skënderbeu prish kështjellën e Krujës

Dy gola nga Jozef Thana, nga një për cdo pjesë i siguruan një tre pikësh të rëndë Skënderbeut në fitoren 2-0 kundër Kastriotit, në luftën për mbijetesë.
Talenti Thana shënoi golin e parë në minutën e 31-të për të dyfishuar rezultatin në minutën e 70-të për një herë kampionët e Shqipërisë.
Kështu, pas fitores ën Korcë me Tiranën në fazën e parë dhe asaj të realizuar kundër Teutës në "Niko Dovana", Skënderbeu gjen fitoren e tretë sezonale në 22 javë kampionat.
Skënderbeu mori revanshin pas humbjes me së fazës së parë 1-0 me Kastriotin, duke vendosur edhe një ekuilibër absolut në bilanci prej 9 takimesh midis tyre: 4 fitore Skënderbeu, 4 fitore Kastrioti dhe një 1 barazim. Skënderbeu do të luajë kundër Dinamos në javën e parë të fazës së tretë.