Tirana-Partizani: Ballë për ballë

Nëse Tirana, 23 herë kampione (rekord) ka dominuar në fillimet (1930-1937) dhe në pjesën e fundit të kampionateve (1994-2007), Partizani, 15 herë kampion i Shqipërisë ( i fundit në sezonin 1992-1993) ka domominuar së bashku edhe me Dinamon (16 herë kammpion) në vitet 1948-1990. Gjithsesi, Partizani (rekordmen i Kupës së Shqipërisë, 15 trofe) ka një bilanc pozitiv në përballjet direkte me bardheblutë: në 128 ndeshje që nga viti 1948, të kuqtë kanë fituar 51 takime, ose 13 më shumë se Tirana (38), ndërsa 39 ndeshje janë ndarë në barazin, ashtu si takimi i fundit midis tyre, më 10 nëntor 2007.