“Qema Stafa”, një “San Siro” e vogël

Pa asnjë dyshim që tifozët do të jenë pjesë e rëndësishme e derbit. Gjithmonë kanë krijuar dekor të bukur, aq më tepër kur do të luhet nën ndricimin e projektorëve. Fishekzjarret e bardhebluve dhe flamujt gjigantë të "liverpulasve" shqiptarë do të na bëjnë të besojmë për 90 minuta se edhe në "Qemal Stafa" mund të riprodhohet një kopje e vogël e "San Siros" e "Kamp Nout". "Nuk kanë nevojë t'u bëjmë apel, sepse gjithmonë ata kanë qenë të shumtë në numër, sidomos kur Partizani ka luajtur sfida të rëndësishme", - thotë presidenti i Partizanit, Albert Xhani. "Kam besim te mbështetja e madhe e tyre edhe në këtë derbi me Tiranën, që duhet thënë se është më i ndjerë e më i rëndësishëm se ai me Dinamon". "Tifozët tanë kanë dhënë gjithmonë spektakël", - shton Halili. 2 000 shalle falas për "ultrasit e kuq" dhe po kaq flamuj të vegjël bardheblu.