Durrsakët nuk dinë të fitojnë, humbasin edhe me Kastriotin

Teuta duket së është në krizë të plotë dhe të pashërueshme. Skuadra durrsake pësoi humbjen e gjashtë në këtë kampionat dhe nënkampionia e sezonit të kaluar ka krijuar një diferencë të qartë prej 15 pikësh me kryesuesit e kampionatit. Kastrioti, që e luajti ndeshjen e shtëpisë në Kavajë, fitoi me rezultatin 1-0, me golin e gjirokastrit Shameti në minutën e 68-të, duke u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve, dyfishin e pikëve që ka marrë Teuta e Gentian Begesë. Për skuadrën e Vasil Bicit, kjo ishte fitorja e tretë dhe rezultati i dytë rresht pozitiv pas barazimi të tri ditëve më parë me Tiranën.