E Diel, 1 Nëntor 2026

“Besimi i konsumatorëve shqiptarë, tregues pozitiv”

11-04-2012 / Gazeta 55

Sondazhi i agjencisë së lajmeve “Economy Watch”

Në një sondazh të realizuar nga agjencia e lajmeve “Economy Watch” në faqen on-line të saj mbi indeksin e besimit të konsumatorëve rezulton se për sa i përket Shqipërisë, përgjigjet janë mjaft pozitive. Lidhur me kushtet e biznesit shqiptar vihet re se në kuotën e 614 pikëve indeksi konsiderohet optimist që do të thotë se në gjashtë muajt e ardhshëm kushtet e biznesit do të përmirësohen më tej.

Gjithashtu besimi është rritur me 1.9 për qind  më shumë se një muaj më parë. Ndërsa mbi kushtet e punësimit indeksi rezulton në 602 pikë, i konsideruar optimist, që do të thotë se shumica e të anketuarve besojnë se mundësitë e punësimit do të përmirësohen në dy tremujorët e ardhshëm, por ky indeks ka mbetur i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm. 

Pikët mbi të ardhurat familjare në 609 konsiderohen sipas sondazhit të mira për pjesën tjetër të vitit por që besimi shfaqet në rënie krahasuar me muajin e mëparshëm.

Në treguesin e përmirësimit të kushteve ekonomike, indeksi në nivelin e 618 pikëve vlerësohet optimist duke shfaqur një besim në rritje të kushteve të përgjithshme ekonomike me 4.7 për qind krahasuar më muajin paraardhës, por edhe pritjet për një ekonomi më të mirë në pjesën e dytë të 2012-ës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›