E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për mandatin, Arvizu: Çështja të zgjidhet sipas ligjit

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar se çështja e mandatit të deputetit të PS-së duhet të zgjidhet sipas ligjit. Në një prononcim për mediat pas takimit me kryetarin e PS-së Edi Rama , ambasadori Arvizu ka bërë me dije se në takim është diskutuar për reformën zgjedhore dhe mandatin e Seserit.
 

I pyetur për debatin e fundit PD-PS për çështjen e mandatit të deputetit socialist, Arvizu theksoi se të dyja palët gjejnë një zgjidhje sipas ligjit. “Jam i vetëdijshëm për cështjen e mandatit, por duhet të bisedoj me më shumë njerëz për implikimet dhe për të kuptuar më mirë se cfarë thotë ligji. Them se duhet t’i kthehemi ligjit e kuptoj që kreu i bashkisë së Fushë Krujës është i dyti në listë, e kuptoj që ai ka shprehur gatishmërinë për të mos dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk kam një ide të qartë, shpresoj të jetë në përputhje me ligjin. Këto hapësira nuk janë të mira, të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për t’i mbushur ato sipas ligjit” shtoi Arvizu.
 

Duke folur për rëndësië e reformës zgjedhore, Arvizu ka deklaruar së fundi i prillit është afati i fundit që palët të binin dakord për finalizimin e saj sipas standardeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›