E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini, në vend të mandateve, u shpërndan aleatëve “vizatime për koalicion”

11-04-2012 / Gazeta 55

Kreu i PS ofrohet të shndërrohet në zëdhënës të aspiratave të aleatëve, por pa u angazhuar në asnjë rast për aksion politik. Ai po u shet atyre vizatime politike, me imagjinatën e shfrenuar të bojaxhiut, dhe jo perspektivën e qartë të një koalicioni që ndan llogaritë dhe mandatet e deputetëve në legjislaturën e ardhshme

Si një piktor i dështuar, Edi Rama midis përsiatjeve të radhës dje para grupit parlamentar të PS-së, u mundua që nëpërmjet një grafike virtuale tu vizatonte aleatëve ndoca “vizatime për koalicionin”. Por, për aq sa ai nuk ka shkëlqyer ndonjëherë si vizatues, grafikat e tij virtuale të djeshme linin shuam për të dëshiruar nga ana “artistike”, por jo nga pjesa e tentativës për “tu hedhur hi syve” aleatëve, e thënë ndryshe, për të vazhduar ti mashtrojë ende.

Nga ajo çfarë Edi Rama artikuloi dje për “koalicionin” dhe “aleatët”, një gjë është e qartë... 

... Atij as nuk ia ndjen për “koalicioni” dhe “aleatët”. 

Në fakt ky qëndrim i djeshëm i Edi Ramës nuk është i ri. Ky qëndrim është aq i vjetër, sa falë “koherencës” së kreut të PS-së, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, Petro Koçi, Gjergj Koja, etj..., etj..., vazhdojnë të dëgjojnë ende përrallën (tashmë edhe me skica e grafika) të Edi Ramës, “na ishin njëherë ca deputetë..., që jetuan të lumtur në opozitë”.

Mes frazave të tij të stërzgjatura dje, Edi Rama, jo aq për ti ndërruar statusin e “jo-deputetëve” Skënder Gjinushit, Paskal Milos, Nard Ndokës, Petro Koçit, Gjergj Kojës, etj..., etj..., se sa për ti mashtuaur ende ata, ofroi të shndërrohet në zëdhënës të aspiratave të tyre, por pa marrë përsipër për tu angazhuar në asnjë rast për ndonjë aksion të mundshëm politik. 

Me frazave të tipi “rekomandimet e OSBE/ODIHR”, “jemi për ta prekur dhe përmirësuar sistemin aktual zgjedhor”, por jo për “të bllokuar reformën zgjedhore”…, etj…, etj…, ai tentoi dje tu shiste aleatëve vizatime politike, me imagjinatën e shfrenuar të bojaxhiut, por jo me perspektivën e qartë të një koalicioni të mundshëm që ndan llogaritë. Biles, biles për t’ju shmangur përgjegjësive të mashtrimit të aleatëve, dje “zbuloi” dhe “publikoi” edhe “gjetjen” e tij më të fundit, atë të një “nisme publike”, me gjasa, sipas tij, në se do publiku që Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, Petro Koçi, Gjergj Koja, etj..., etj..., të jenë deputetë në të ardhmen..., kur vetë Edi Rama, qartazi nuk do...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›