E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Korçë: Presidenti, procesi kushtetues

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka vijuar turin e riorganizmit të strukturave politike të LSI-së, duke u ndalur në qytetin e Korçës ku ka marr pjesë në Konferencën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim. Gjatë këtij takimi, Meta ka bërë apel për të përshpejtuar procesinm e reformës zgjedhore në përmbushje edhe të rekomandimeve të bashkimit evropian.
 

I pyetur nga mediat lidhur me zgjdhjen e presidentit, Meta ka kërkuar për këtë proces konsensusin politik të palëve. Sipas Metës LSI është forca politike për të realizuar sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër 841 delegatë të Lëvizjes Rinore për Integrim sipas parimit "Një anëtar një votë" zhvilluan zgjedhjet për kreun e LRI-së në këtë qytet ku fituese pas procesit të numërimit të votave rezultoi Arsidesa Hysi përballë Niko Kapuranit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›