E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset për në Bruksel

11-04-2012 / Gazeta 55

Merr pjesë në Konferencën “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, që organizohet nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Evropian

Kryeministri Berisha u nis dje për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën me temë “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, i cili organizohet më datë 11 Prill nga Grupi i PPE-së, në Parlamentin Evropian. 

Kjo Konferencë organizohet në kuadër të mbështetjes së gjatë dhe inkurajimit  të fuqishëm që Grupi i PPE-së në PE u ka dhënë dhe u jep vendeve të Evropës Jug - Lindore, në procesin e integrimit.

Kryeministri Berisha merr pjesë në këtë Konferencë, i ftuar nga Kryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Joseph Daul, si folës kryesor në  sesionin e parë me temë “Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi”.  

Gjithashtu, Konferenca do të trajtojë çështje që lidhen me progresin aktual dhe të ardhmen e integrimit evropian të vendeve të Evropës Jug - Lindore, si dhe mbi mbështetjen evropiane për Ballkanin, në lidhje me promovimin e një bashkëpunimi të fortë rajonal.

Në këtë Konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, eurodeputeti Joseph Daul, do të marrin pjesë dhe Zëvendëskryetarët e Grupit Parlamentar të PPE-së, Gunnar Hokmark dhe Joannis Kasoulides, Kryeministri i Maqedonisë, Nicola Gruevski, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnie Hercegovinës, Vjekoslav Bevanda, ish-Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, Peter Sorensen, i Dërguar i Posaçëm i BE-së në Bosnje-Hercegovinë, eurodeputetë, Elmar Brok dhe Eduard Kukan etj. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›