E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan lirohet me kaucion

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 15:03

Aktorja amerikane Lindsay Lohan është dënuar nga një gjykatë në Los Anxhelos me katër muaj burg, për shkak se nuk ka respektuar lirimin me kusht për shkak të vjedhjes së një stolie të vlefshme.

Aktorja disa orë pas shpalljes së aktgjykimit është lëshuar nga burgu, pasi ka paguar kaucionin prej 75.000 dollarësh.

Gjykatësi ka shpallur 24-vjeçaren fajtore për vjedhje të stolisë në vlerë 2.500 dollarë nga një argjendari në Los Anxhelos dhe ka kritikuar aktoren për shkak se nuk e ka kthyer stolinë.

Lohan duhet të kryejë 500 orë të punës së dobishme sociale, përfshirë edhe punën në morgun e rrethit të Los Anxhelosit dhe strehimoren për gra.

Tash për tash nuk dihet nëse dënimi do të ndikojë në angazhimin e aktores në filmin për mafiozin John Goti, të cilin e luan John Travolta. Producentët e realizimit “Gotti: Three Generations” njoftuan të mërkurën e kaluar se Lindsay Lohan do të jetë pjesë e këtij filmi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›