E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamata: Miqësia midis dy vendeve, rëndësia e ditës së shënuar

Me rastin e “Festës së Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve” në Turqi, ambasada turke në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, kanë organizuar një koncert më këngë dhe valle atdhetare ku kanë performuar fëmijët.

Në këtë event merrnin pjesë ambasadori i Turqisë si dhe zv.Ministri i Arsimit, Halit Shamata. Në fjalën e tij, ambasadori turk theksoi rëndësinë që i jepet kësaj dite të shënuar. Ndërkohë që zv.Ministri i Arsimit Halit Shamata theksoi se miqësia midis dy vendeve do shtrihet edhe në krijimin e traditave festive të përbashkëta.
 

Kjo festë e ka zanafillën e saj nga 23 prilli i vitit 1920 kur u krijua Asambleja Kombëtare e Turqisë. Çdo vit, qindra fëmjë nga rreth pesëdhjetë shtete vizitojnë Turqinë ku hedhin themelet e një miqësie që forcohet gjithmonë e më shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›