E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, homazhe për Gligorov në ambasadën maqedonase

Tiranë- Tre ditë pas ndarjes nga jeta të presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje pranë ambasadës maqedonase në kryeqytet.

Zonja Topalli ishte në ambasadën maqedonase në Tiranë, ku la dhe një shënim në librin e ngushëllimeve. Ajo e ka cilësur figurën e Gligorov si të rëndësishme për historinë e vendit të tij ashtu edhe për rajonin.

Jam këtu në Ambasadën e Maqedonisë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit Gligorov. Gjatë periudhës 90-91 , ai luajti një rol historik, jo vetëm për vendin e tij, por edhe për rajonin. Ishte një atdhetar, ishte një lider që bëri të mundur që, vendi i tij të fitonte pavarësinë përmes rrugës paqësore.
Sigurisht që do të mbetet në histori si Presidenti i parë i shtetit të pavarur të Maqedonisë- është shprehur Topalli.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shkup- Studimi: Rritet popullsia shqiptare, ulet ajo maqedonase Maqedoni- Popullsia shqiptare në Maqedoni po rritet, ndërsa ajo maqedonase...
  2. Autoritetet maqedonase, AK: Presion psikologjik ndaj aktivistëve tanë Tiranë- Aleanca Kuq e Zi denoncon autoritet maqedonase për keqtrajtim...
  3. Topalli: Votimi me 3/5, çlirim i procesit të integrimit Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›