Heshtja si favor i keq në betejën për themelimin e komunës së Malësisë në Malin e Zi
Komuna e Ulqinit është në këtë moment më e thirrura që të përkrahë që treva e Malësisë të fitojë po atë status që ajo gëzon, dhe këtë ta arsyetoj në rrafshin e shumëfishtë, duke treguar madje edhe për mangësit e këtij projekti nëse arsyet tona nuk janë të mjaftueshme.Gjithsesi nuk guxohet të heshtet e që të mos konstatohet lidhur me kërkesën tonë nga komuna e cila shërben edhe si qendra e ndodhive kulturore të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.Do të ishte e udhës që reagimet e tjera të vinin edhe nga individët, shoqatat, dhe subjektet e tjera të organizimit në atë komunitet. Tani kushtëzimi i reagimit përkrahës është qëndrimi im subjektiv por thjesht të dalin me një qëndrim.Gjithashtu pa zë nuk duhet të mbesin edhe ata dhjetra njerëz që janë të punësuar nëpër organet dhe shërbimet shtetërore qoftë në Podgoricë qoftë nëpër qendra të tjera.Këta përsona kanë një bagazh profesional dhe një përvojë të vlefshme e cila gjithsesi duhet të përfillet, madje edhe të na zbusin dhe të na racionalizojnë nëse ne i kemi kapur gjërat me emocione të tepruara.Kur kemi të bëjmë me emocionet, ato janë legjitime kur përputhen me një të drejtë e cila lind me ty, e ajo është të administrosh me vendin dhe shtëpinë ku ke lindur. Njeriu në fund të fundit sikur të zhvishej nga emocionet nuk do ishte një qenje me vetëdije por thijesht një grumbull mishi, kockash e gjaku.Por gjithsesi edhe emocionet shpesh herë dinë të na çojn drejtë iracionales, dhe sygjerimet e propozimet nga përsonat dashamirës mund të na fusin në udhën e arsyes. Unë nuk dyshoj në askënd madje as nuk e kam atë të drejtë, por dyshoj në heshtjen, ajo është hutimi si favori më i keq që mund të na bëhet.Besoj në çdo tehnik na ndihmon për të na lehtësuar gjërat që ne përceptojmë dhe që ndihmon që t’i vëmë në funkcion tonin faktorët që mund të na ndreqin dhe përmirësojnë.Askush nuk është i obliguar që të na ndihmojnë, por thjesht të na ndihmojë nëse kërkesa jonë është e drejtë apo jo, se ata në çfarë ne po besojmë është iluzionare, e tepruar, se toni ynë është i vrazhdët, se nuk lëshojmë hapësirë për kompromis. Gjithashtu, ndihma do të ishte shumë e dobishme nëse na tregojnë se ku kemi gabuar në cilën fazë, nëse ka kthim mbrapa apo thijesht kërkesa jonë është një mani fobiste.Natyrisht se as në një rast të gjithë nuk do të binden, dhe kjo është një gjë e mirë dhe e preferueshme, edhe unë me të metat e mia jam veç në fazën e të pandreqshmit. Mbetem në pozicionin e një autonomisti dhe prodecentralisti të bindur por ka që janë të lëkundur apo thjesht të renditur në njërën apo tjetrën palë pa një informacion dhe njohuri të mjaftueshme për përfitimin apo humbjen që do kishim sikur do vinte deri te ndryshimi i statusit tonë.Thjesht në këto momente përmes Komunës së Tuzit duhet të kërkojmë që qytetarët e çdo profili, qofshin ata në Dacaj, apo Kështënj, Vishnjevë apo në Zogaj duhet të krijojnë një qëndrim dhe atë qëndrim ta shprehin përmes atyre që i përfaqësojnë dhe rreth cilëve bashkohen. Mos të presim që punët tona të na i kryejn dikush për ne dhe të knaqemi se obligimin tonë e kemi kryer se jemi rreshtuar për dy javë në kolona e kemi hedhë një votë.Pyetëm për arsyeshmërinë që edhe Kisha e Xhamia si institucione me autoritet të padiskutueshme duhet të marrin qëndrim për këtë çështje, por në një ndër tekstet e ardhshme do do merrem me këtë.Gjithësesi nuk pres që as pas këtij teksti të ndodhë ndonjë gjë e madhe por të mos mbetet se nuk u kërka nga ju të dashur qytetarë, pesonalitete e intelektualë kur patëm nevojë për ju.Nëse mendoni se kërkesa jonë është e pabazë dhe si puna e atij që ka thirrur pa arsye ujku, ujku, ujku, ta dini se kësaj here vërtet është ujku....