E Shtunë, 31 Tetor 2026

England viziton xhamine e Et'hem Beut

Numri dy i ushtrise amerikane ka vizituar pikerisht ne diten e Fiter Bajramit, xhamine me te madhe shqiptare, ate te Et'hem Beut.

Zevendessekretari i Departamentit te Mbrojtjes te SHBA-se, Gordon England jashte axhendes se vizites se tij dy ditore i shoqeruar edhe nga ambasadori amerikan ne Shqiperi ka hyre per te pare nga brenda ambientet e xhamise se Et'hem Beut.

Kleriku me i larte i ka shpjeguar historine ushtarakut te larte amerikan te krijimit te kesaj xhamie, si edhe e ka njohur me raportet fetare qe ekzistojne ne Shqiperi.

Bashkejetesa fetare ka qene nje tjeter teme e diskutimeve ku, Shqiperia hyn si nje nder vendet e rralla te jeteses se feve te ndryshme.

Numri dy i ushtrise amerikane, England hyn ne nje prej kulteve te myslimaneve shqiptare, ne vazhden e shumte te vizitave te disa prej shefave te qeverise amerikane ne shtete te ndryshme te botes ne objektet fetare, per te ndryshuar imazhin e marredhenieve midis SHBA-se dhe myslimaneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›