Hasan Lleshi: Bajramin e festojme me shume se Vitin e Ri Sonila Isaku
Pavaresisht se eshte mesdite, Hasani vazhdon te jete ne vendin e tij te punes, por duket se detyrat e tij i ka "vene perpara" ne menyre qe te largohet sa me shpejt pasi e gjithe familja jane duke e pritur per te festuar Bajramin. Te njohurit qe i kalojne prane i uron me perzemersi per fat e mbaresi per gjithe vitin, si dhe i uron qe Zoti tu njohe sakrificen te gjithe atyre qe kane mbajtur per nje muaj Ramazanin. Hasan Lleshi me origjine nga Burreli tregon se si ne familjen e tij eshte ruajtur tradita e festimit te Bajramit prej prinderve te tij, nderkohe qe sot e gjithe familja e di se cfare duhet te beje. "Te gjithe i dime detyrat tona per festen. Une qe nje dite me pare kam ndihmuar per te bere pazaret, nderkohe qe bashkeshortja eshte ajo qe merret me gatimet ashtu sikurse i kemi te trasheguara nga prinderit. Ne bajramin e festojme me shume se Viti i Ri qe eshte feste tradicionale per shqiptaret." pohon Hasani.
Festa
Per te festa e Bajramit eshte ndryshe nga te tjerat pasi cdo besimtar duhet ta festoje ne nje fare menyre, duke menduar edhe per te tjeret qe jane te varfer. Per sa i perket muajit te Ramazanit ai shprehet se eshte ai muaj qe sipas kalendarit islam dhe ka 30 ose 29 dite. "Vlera e muajit te ramazanit eshte e madhe per myslimanet per ate shkak eshte bere obligim agjerimi i ketij muaji. Madheshtor e ben kete muaj Kur'ani famelarte sepse pikerisht ne kete muaj ka filluar zbritja e tij dhe ne kete muaj eshte bere kompletimi i tij. Kete muaj jane te obliguar te gjithe myslimanet e myslimanet ta agjerojne, pervec atyre te cilet lirohen nga agjerimi sipas rregullave Islame. Per te gjithe ky muaj eshte i muaji i durimit, i obligimit, muaji qe ka zbritur Kur'ani ne toke" pohon 50 vjecari nga Tirana. Sipas tij, per Bajram duhet te japesh sadaka. Duhet te ndihmosh njerezit qe jane ne nevoje, njerezit qe jane jetime. Kete duhet ta bejne kryesisht ata persona te cilet besojne por nuk mund te agjerojne. Eshte vendosur nje kuote prej 1 mije lekesh ne dite dhe ne e japim ate. Nderkohe qe per Bajram eshte mire ti gezosh njerezit e afert me nje dhurate, me nje gje te re.
Gatimi
Pasi kane respektuar ritet e besimit mysliman pergjate gjithe muajit te Ramazanit, festa e Fiter Bajramit per besimtaret vazhdon me dreken tradicionale, ku ne tryezat familjare nuk duhet te mungoje asgje. Semsa, kane gatuar te paret per festen e Bajramit te Madh. Eshte nje lloj bakllavaje e sotme, por atehere behej vetem me peta dhe sheqer. Nderkohe qe sot, besimtaret myslimane gatuajne edhe embelsira te tjera te cilat perdoren tradicionalisht edhe per festat e tjera. Pervec embelsires, gatuhet edhe mish (jo te behet gjak). "Te vjetrit na thoshin se eshte mire edhe te falesh kur ke mundesi, sidomos te varferve dhe atyre qe nuk kane njeri, apo qe jane jetime" pohon Hasani. Sipas tij, falja e gjerave dhe te ardhurave per te varfrit eshte nje ndihme ne kete dite feste.