E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besmir Bitraku: Shon, playboy i paarritur

Aktori rrëfen jetën artistike dhe emocionet që i fali roli i fundit në skenën e Metropolit

I takon brezit të aktorëve që sjellin gjithmonë diçka të re në skenën teatrore, dhe me talentin tyre kanë arritur që të bëjnë për vete publikun. Besmir Bitraku, një aktor i ri i talentuar i cili po hedh hapa të sigurt drejt një karriere të pasur artistike, së fundi për publikun erdhi në skenë në shfaqjen Playboy i trojeve tona. Në këtë intervistë aktori na tregon emocionet që i fali ky rol,

dhe sa e vështirë ka qenë për tu përshtatur me personazhin. Ai pohon se aktrimin e ka pasion dhe me punë e këmbëngulje mund të arrijë shumë në jetën e tij artistike. Por si shikon jetën kulturore në vend dhe çfarë mendon për hapësirat që kanë të rinjtë, ai na i tregon gjatë kësaj interviste. Sa i takon shfaqjes ajo do të jetë sërish sonte në skenën e Teatrit të Metropolit. Playboy i trojeve tona me regji nga Kiço Londo është provokimi i trazimeve shpirtërore, ku autori Synge, me të gjithë poetikën dhe filozofinë e dramaturgjisë na ngre peshë për të kuptuar nënshtresat psikologjike të njerëzve të ndryshuar, të frustuar dhe të tjerëve që kërkojnë të çlirohen nëpërmjet mitit të heroit. I konsideruar nga kritika e si një mjeshtër i shkrimit të dialogëve të gjallë, të mbushur me ekzaltime  dhe imagjinatë shumëngjyrëshe, stafi i aktorëve të rinj mbajti të gjithë peshën e vështirë të perceptimit të saktë dhe të drejtë të personazheve që rrotullohen në një stallë, ku kashta dhe era e fshatit, në një konceptim regjisorial na kujton Shqipërinë e sotme, me rrethrrotullimet rreth vetes dhe drejt miteve që i ngremë dhe i ulim, sipas perceptimeve individuale.


-Erdhët në skenën teatrore me shfaqjen Playboy i trojeve tona. Emocionet që ju morët me këtë shfaqje?
Kjo u dha në një sallë të veçantë, ku është hera e parë që ndërtohet një sallë e tillë në Shqipëri dhe është një sallë, e cila është tepër e veçantë, është shumë e mirë dhe është një emocion ndryshe nga ato luajturit në një skenë normale. Publiku është shumë afër dhe duket sikur komunikon me publikun, pra aq sa afër ke partnerin aq afër ke dhe publikun.

-Ju interpretoni Shon në këtë shfaqje, si erdhi ai nga ju para publikut?
Shon është një djalë i ri, djalë i urtë, i ndrojtur. Ai është i pasur ka priftin fshatit, që e ka pikën e tij të referimit dhe të gjithë filozofinë jetës e ka nga ai dhe kërkon që të martohet me vajzën e shtëpisë, ku në të njëjtën kohë ai e ka dhe kushërirë vajzën e shtëpisë dhe pret që të marri një leje ati i lartë, që të ketë mundësi të martohet me të. Ai ka dhënë dhe një kope me shqerra dhe një dem për të marrë dorën e Pegit, por deri në momentin që shfaqet Playboy, ku gjithmonë kur është një i tertë ashtu siç ndodh rëndom, ajo e tradhton dhe shkon me Playboyn. Në këtë momente Shon ndihet shumë keq (qesh).


-E kishe të vështirë një interpretim në një sallë të tillë teatrore?
Vështirësitë edhe krijohen, pasi edhe mund të pengohesh, por në përgjithësi ka qenë shumë komode.

-Para se të arrinit tek kjo shfaqje, ju keni studiuar në Akademinë e Arteve. Çfarë mund të na thoni rreth studimeve tuaja, si kanë qenë ato vite?
Unë kam mbaruar shkollën me profesor Mario Ashikun dhe Altin Bashën. Të punosh me Kiço Londo besoj se është e thjeshtë, pasi ai të jep shumë hapësira për të punuar, të jep dorë që ti të arrish atë që do. Por dhe vitet në akademi kanë qenë intensive, me plot punë. Kanë qenë kohë të bukura, ka studentë që punojnë dhe përpiqen që të nxjerrin diçka të bukur në skenë. Ka studentë që punojnë dhe kanë dëshira për të ardhmen e tyre dhe mua më vjen mirë që i kemi.


- Si ka qenë për ju bashkëpunimi me Sesilia Plasarin në teatrin e Korçës?
Me Sesilian ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe them se kemi bërë një punë të mirë. Ai ishte një rol i vogël, por ishte personazh dhe ishte shumë i bukur. Sesilia ma besoi dhe asaj i pëlqeu roli. Tek shfaqja Ninaështë një burrë që shkon të vrasë të dashurin e gruas, ai shkon tek shtëpia e tij, por që përfundon dhe bëhet mik me të, aty vjen dhe gruaja bëhet një mish-mash, në tre shfaqje që u dhanë ajo u prit shumë mirë në Korçë.

-Ndërkohë që ju ishit protagonist dhe në shfaqjen Kallashnikov. Katër djem të rinj, që sollët një shfaqje të bukur në skenën teatrore diçka rreth saj?
 Pas disa vështirësive ne arritëm që të nxirrnim në skenë këtë shfaqje dhe në Teatrin e Metropolit ishte një rivënie, por ne na ka ndihmuar shumë Kiço për këtë shfaqje.

-Ju erdhët me rolin mullixhiut në skenën teatrore me shfaqjen Kallashnikov?
Roli i mullixhiut, ai ishte më servili nga të gjithë ata të katërt në shfaqje.

-I takoni një brezi të ri aktorësh, sa hapësira ka sipas jush në skenën teatrore, që të rinjtë të ngjiten në skenë?
Unë e quaj veten mjaftueshëm për mua, pasi që nga momentet që unë kam mbaruar shkollën kam filluar punë. Gjërat po ndryshojnë dhe po lëvizin për mirë. Po krijohen hapësira të reja për të rinjtë. Të kesh dëshirë, këmbëngulje dhe vullnet dhe arrin diçka.

-Deri tani ju keni spikatur në skenën teatrore, po në kinema?
Në kinema unë kam marrë pjesë në disa filma të shkurtër të bëra nga studentë. E ndërkohë që jam në serialin Radio radio, por që jam dhe në një serial tjetër që nuk dua të përend për momentin, pra jam aktivizuar dhe me role në kinematografi.

-E shikon të vështirë rrugën e kinemasë?
Edhe kinemaja më pëlqen pothuajse aq sa teatri, pasi teatri më pëlqen më shumë. Sigurisht që në rastin e parë unë nuk i them asnjëherë jo një projekti kinematografik, ka emocionin e saj dhe kinemaja dhe unë i konsideroj të rëndësishëm këto projekte kinematografike. Kinemaja ka emocione dhe arrin të të përcjellë bukurinë e personazhit.

-Jeni aktor i ri, por çfarë mendoni për rolet tuaj në vijim?
Nuk kam ndonjë preferencë të caktuar, por që do të doja të bëja sa më shumë role dhe të mos përsërisja vetveten në rolet që unë do të kem në vijim të karrierës sime si aktor. Në një rol vlerësohen shumë faktorë, si pjesa, regjisori i saj, me kë punon etj.

-Një aktor i njohur ka thënë që aktorët e rinj të mos i shikojnë vlerat artistike si biznes, sa e përkrahini këtë ide?
Është e vërtetë që në fillim duhet të jetë puna, dëshira, dashuria për profesionin dhe më pas kompensimi financiar, por dhe financat janë shumë të rëndësishme, sidomos për ne që përballemi me tregun artistik. Në momentin që futesh për të punuar normalisht që i dedikohesh me gjithë shpirt profesionit.

 -Sa ka ndikuar babai juaj në karrierën tuaj si aktor?
 Si fillim ai ka ndikuar negativisht dhe nuk ka dashur që të merrem me aktrimin, por më pas ai u dorëzua dhe ka mbajtur një qëndrim neutral dhe tani më këshillon për çdo gjë. Ai gjithmonë e ka një hije dyshimi, e kam unë në fillim dhe më pas e ka dhe ai. Nga ai shpresoj që të kem marrë karizmin.

-Si e kujtoni rolin tuaj të parë?
Roli im i parë ka qenë si figurant në Tetarin e Korçës Andon Zako Çajupi. Unë kam qenë i vogël, por roli i parë që unë kam hipur në skenë ka qenë me shfaqjen e vitit të dytë, ku un bëra një fragment për studentë të regjisë të vitit të tretë. Pjesa quhej Mandragola dhe aty ishte një tip servili.

-Të ndiqkan këto rolet e servilit...?
 Jo jo, në fakt vetëm ky i fundit ishte pak i ekzagjeruar, se sa thjesht servil (qesh).

-Nga Korça ju erdhët në Tiranë, në fillim si u përballët me të?
Për mua jeta kulturore ka filluar në Korçë, por intensive ajo fillon në Tiranë. Pas futjes në Akademi, këtu e shikon që duhet të bësh diçka ndryshe nga ajo që ke bërë më parë, sepse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›