INSTAT: Ulen shpenzimet për konsum të përditshëm, shqiptarët blejnë makina
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky indeks është ulur 3.5 për qind. Sipas INSTAT krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 3 për qind. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 1.7 për qind. Ndërkohë mësohet se në grupin Artikuj te përzier kryesisht jo ushqimor në njësi tregtare jo të specializuara indeksi i volumit të shitjeve është ulur 4.2 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Në statistikat e INSTAT bie në zy rritja në grupin Tregtia dhe riparimi i automjeteve e cila krahasuar me tremujorin paraardhës ky indeks është rritur 5.1 për qind. Ndërsa brenda grupit Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave në grupin Tregtia me pakicë e karburanteve, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e katërt 2009 është rritur 6.4 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin Tregtia me pakicë e karburanteve është rritur 2.1 për qind. Ndërkohë që në grupin Tregtia dhe riparimi i automjeteve indeksi i punësimit në tremujorin e katërt të këtij viti arriti 173.2 për qind kundrejt vitit bazë me rritje 8.5 për qind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ulja e papunësisë dhe norma e ulët e inflacionit në vend, në kufijtë e parashikuar, duket se kanë shtyrë opozitën të kundërshtoje përfundimet e INSTAT. Tashmë edhe zyrtarisht inflacioni i kalon kufijtë e paracaktuar nga institucionet shtetërore. INSTAT raportoi se rritja e çmimeve gjatë muajit shkurt u regjistrua në 4.4 për qind dhe se pothuaj të gjithë grupet e shportës së matjes së inflacionit kanë pësuar shtrenjtimi. Ndryshim vjetor i indeksit të çmimit të konsumit është 4.4 për qind, nga 1.9 për qind që ishte një vit më parë. Ashtu siç edhe ishte lajmëruar që në fillim të vitit rritje të ndjeshme në inflacion ka shkaktuar edhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë elektrike shënoi një rritje prej 13.1 për qind, rritje kjo e cila u reflektua që në indeksin e muajit janar të vitit 2010. Në raportin e publikuar pak ditë më parë INSTAT bën të ditur se indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shënoi një rritje prej 2.4 për qind, me një ndikim prej 0.9 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Ndërkohë që brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 13.2 për qind vërehet në nëngrupin zarzavate përfshirë patatet
Last Updated on E Premte, 19 Mars 2010 22:47