E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Bare bëhet komardare e Edi Ramës, pranon se u dorëhoq për të shpëtuar kryesocialistin

07-09-2011 / Gazeta 55

Deputeti socialist Besnik Bare shpjegoi sot arsyet e dorëheqjes nga kryetar i Partisë Socialiste të degës së Tiranës, duke e cilësuar vendimin si tërësisht personal dhe si ndjenjë përgjegjësie ndaj disfatës elektorale të 8 majit në kryeqytet. Një ditë pas dorëheqjes së tij nga ky post që e mbante prej 4 vitesh, Bare deklaroi se kjo ishte koha optimale për të bërë veprime, pasi në muajin shtator dolën edhe rezultatet për Tiranën. Ai tha se mbante përgjegjësi për humbjen e PS-së në Tiranë, dhe se veprimi i tij, për të lënë vakant vendin e kryetarit të PS-së dega Tiranë, erdhi pas një presioni moral që kishte si zanafillë garën elektorale të 8 majit. Bare ndjeu përgjegjësi edhe pse ato i takonin kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili në rastin më të turpshëm ka kurdisur skenarin e dorëheqjes së Bares dhe ngarkimin e kostos elektorale, këtij të fundit. “Në këtë interval kohor 6-vjeçar kam shijuar suksesin dhe shijen e hidhur të manipulimit dhe vjedhjes së votës dhe në këto rrethana ndjej përgjegjësinë se ndoshta mund të kisha bërë më tepër në këtë drejtim dhe këtë e reflektoj nëpërmjet dorëheqjes sime, duke i lënë hapësirë deputetëve të tjerë. Akti im i dorëheqjes është veprim modest në tablonë politike shqiptare”- shprehet Bare. Ai pranoi se këtë vendim e ka marrë pas konsultave me Edi Ramën. “Kreu socialist, Edi Rama është ndodhur i çuditur për këtë dorëheqje, dhe ndoshta nuk e priste, por e mirëkuptoi”- tha Bare. Një tjetër fakt që vlen të përmendet në këtë vendim të Besnik Barajt, janë edhe deklaratat më të fundit kritike ndaj lidershipit të PS-së në politikën e ndjekur dhe sugjerimin se pa bashkëpunimin me LSI-në, Partia Socialiste e ka të pamundur të vijë në pushtet kurdo që të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Në ditët ne vazhdim pritet të mësohet akoma më tepër për këtë vendim të Besnik Baraj për të lënë pas katër vjetësh, postin e kryetari të PS-së së Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›