E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, Vëllai plagos vëllanë, vetëvrasje në Korçë

KORCE- Dy ngjarje të kronikës së zezë janë shënuar sot në mëngjes në qarkun e Korçës.

Në Pogradec vëllai në grindje e sipër plagosi me armë zjarri vëllanë e tij. Sipas policisë Ardian Hamza, 37 vjeç qëlloi me armë Sallten Hamzain, 44 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri ndodhet në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Plagosja ndodhi në banesën e përbashkët në lagjen nr 4. Policia arreston autorin dhe nis hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes ndërsa hetohet pista e motiveve të dobëta.

Ndërsa në Korçë, një 68- vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen nr. 16. Viktima është Koco Sotiriadhi. Dëshmitarë në vendngjarje kanë parë skenën e vevrasjes së të moshuarit. Policia ka nisur punën për verifikimin e shkaqeve të vetëvrasjes së 68-vjeçarit, ndërsa një pistë është dhe ajo e problemeve ekonomike. Viktima jetonte prej disa kohësh vetëm me bashkëshorten, pas largimit të fëmijëve në emigracion.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korcë, vetëvritet 68 vjecari, hidhet nga kati i 6 i pallatit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›