Falsifikoi, burg djalit që shiti shtëpinë e babait
I shiti shtëpinë të atit me dokumente të falsifikuara, mbyllet në qeli djali 29-vjeçar.
Fatos Mahmutaj
Ky ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar disa muaj më parë në ngarkim të 29-vjeçarit Blendi Deçka. Ky është denoncuar fillimisht nga i ati dhe e motra, por më pas organi i akuzës i kryeqytetit e ka proceduar kryesisht në mungesë, derisa u arrestua tre ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin me Kosovën. Problemet në familjen Deçka në kryeqytet do të nisnin rreth një vit më parë, kur kryefamiljarit Athanas Deçka, që jetonte i vetëm në një shtëpi pranë shkollës së Baletit i është kërkuar nga një person tjetër A.K., të lironte banesën, pasi ky ia kishte blerë 95 milionë lekë të vjetër, të birit Blendi Deçka. I zoti i shtëpisë, i cili dikur ka punuar në Ministrinë e Brendshme, ish-shofer i ministrit të pushkatuar Kadri Hazbiu, është nxehur dhe konfliktuar me blerësin, duke përfunduar në komisariat. Pas kësaj, ai ka marrë një avokat dhe i është drejtuar gjykatës për të marrë vesh se si ishte e vërteta. Kur e ka dërguar çështjen në gjyq Deçka ka mësuar se, i biri menjëherë pas vdekjes së nënës kishte bërë në gjykatë lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë. Në të ishte shënuar se prona e familjes ndahej në tre pjesë të barabarta midis kryefamiljarit Athanas Deçka, të birit Blendi Deçka dhe vajzës Majlinda Asqeri. Sipas të atit, i biri pak kohë më vonë i kërkon këtij të firmosë një dokument, duke i thënë që bëhej fjalë për një kontratë me KESH-in. Në fakt, kjo kishte qenë një deklaratë noteriale, ku i biri kishte shënuar se i ati ia shiste atij pjesën e vet të banesës. Më pas, i biri përvetëson edhe të tretën tjetër të pasurisë, që i përkiste motrës dhe në momentin, që bëhet pronar i banesës e shet atë. Blerësi që kishte paguar 95 milionë lekë me aktin e shit-blerjes në dorë shkon të marrë banesën, por aty has në rezistencën e pronarit të shtëpisë. Duke parë se nuk mund të zgjidhej situata ndryshe, Athaniasi ndryshon bravat e të gjitha dyerve dhe i drejtohet gjykatës për të rrëzuar si të falsifikuar të gjithë dokumentacionin e shitjes së banesës. Një ekspert kriminalist i thirrur në proces nga gjykata ka nxjerrë përfundimin se firma e Athanasit në aktin e shitjes ishte origjinale, ndërsa e vajzës së tij Majlinda e falsifikuar. Pas kësaj gjykata njofton Prokurorinë, që ngre ndaj djalit akuzat mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, për të cilat shpallet në kërkim. Më pas gjatë procesit del që akti noterial i shitjes ishte formuluar për 30 milionë lekë dhe jo 95 milionë që ishin paguar realisht. Kjo bën që ndaj Blendi Deçkës dhe blerësit të banesës së tij të ngrihej edhe akuza e fshehjes së të ardhurave. Katër ditë më parë Deçka u kap në doganën e Morinit në Kukës, teksa po tentonte të largohej për në Kosovë. Dje gjykata pasi dëgjoi pretendimin e Prokurorisë që kërkoi mbylljen në qeli të 29-vjeçarit, vendosi ta pranonte këtë kërkesë, duke rrëzuar atë të mbrojtjes dhe vetë të pandehurit.