"Në shtatë ditë të gushtit hynë 220 mijë turistë"
TIRANE - Rreth çerek milioni njerëz kanë shkelur në territorin shqiptar vetëm gjatë 7 ditëve të para të muajit gusht, çka përbën edhe kulmin e ngarkesës së lëvizjeve të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin.
Të dhënat janë publikuar nga Policia e Shtetit, e cila pohoi se në territorin e Shqipërisë, kanë hyrë nga fillimi i muajit deri dje, më tepër se 220 mijë persona. Nga këta persona, policia ka proceduar penalisht rreth 10 vetë për falsifikime dokumentesh, ndërsa janë arrestuar 7 të tjerë si të shpallur në kërkim për krime të ndryshme. Zëdhënësja e Policisë tha se, janë goditur 2 raste të trafikimit të klandestinëve, një rast në Durrës dhe një në Sarandë. Përsa i përket hyrjeve në Shqipëri, sipas statistikave, vetëm në Aeroportin e Rinasit, kanë kaluar, rreth 20 mijë persona. Nga këta, më tepër se 13 mijë janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër prej më tepër se 6 mijë e 300 vetësh, sipas policisë janë shtetas të huaj. Ndërkaq në gjithë pikat kufitare të vendit, policia ka regjistruar më tepër se 52 mijë automjete, të futura në vend. Pjesa më e madhe e tyre sipas policisë, kanë ardhur nga Kakavija dhe Kapshtica, ndërsa më pak nga Vlora e Durrësi. I njëjti burim, pohoi se hyrje-dalje të dendura janë regjistruar edhe në pikat e kalimit kufitar me Kosovën dhe Maqedoninë. Këta të fundit kanë hyrë në vend si turistë për të kaluar një periudhë pushimesh në vend. d.b