Jovic: Misioni te jete neutral, ne te kundert nuk bashkepunojme
Ne veri te Kosoves, perfaqesuesit politike te serbeve pohojne se ende nuk e kane te qarte mandatin e misionit evropian per sundimin e ligjit. Disa prej tyre thone se pavaresisht nga kundershtimet qe mund te kene, eshte Beogradi ai qe ka lejuar zbarkimin e tij, dhe komuniteti serb ne Kosove duhet te bashkepunoje me te. Kryetari i Keshillit Kombetar Serb ne Mitrovice, Nebojsha Jovic, eshte shprehur dje se eshte dashur qe fillimisht te deshmohet paanshmeria e ketij misioni, karshi statusit te Kosoves dhe gatishmeria per te bashkepunuar me serbet. "Nese deshmojne qe para se gjithash jane neutrale ne raport me statusin e Kosoves, atehere kjo per bashkesine serbe nuk do te ishte fare problem, perkundrazi, do ta shtonte besimin. Por, pas 24 oresh, policet e UNMIK-ut duhet te heqin uniformat e tyre dhe atehere shtrohet pyetja me ke do te bashkepunojme ne, meqe EULEX-i nuk e ka kontrollin e plote", thote Jovic, duke thene se mungesa e policeve te UNMIK-ut, do ta rrezikoje situaten e sigurise. Peshkopi serb Artemije i Kishes Ortodokse ne Kosove eshte i mendimit se EULEX-i eshte ne Kosove per te zbatuar ne teresi planin e Marti Ahtisarit dhe si i tille eshte negativ. Ne rruget e veriut te Mitrovices, nderkaq, qytetaret serbe kane mendime te ndryshme.
Gjykatat
Pjesetare te misionit EULEX kane hyre tashme ne Gjykaten e Qarkut ne veri te Mitrovices, pikat doganore ne kufi me Serbine dhe ne stacionin policor, ne veri te Mitrovices. Njezet persona kane hyre ne kete ndertese.
Gjykatat
Pjesetare te misionit EULEX kane hyre tashme ne Gjykaten e Qarkut ne veri te Mitrovices, pikat doganore ne kufi me Serbine dhe ne stacionin policor, ne veri te Mitrovices. Njezet persona kane hyre ne kete ndertese.