"Nje hap drejt realizimit te Planit Ahtisari"
Sekretari i Shtetit ne Ministrine Mbrojtjes se Gjermanise, Kristian Shmid, ka vleresuar se dita e djeshme, kur u vendos misioni i EULEX-it ne Kosove, shenon edhe nje hap ne drejtim te realizimit te planit te Ahtisarit. "Ne kete drejtim do te duhej qe te gjitha vendet e rajonit te kishin nje qasje pragmatike dhe te vepronin ne menyre pragmatike per sa i perket ketij misioni" eshte shprehur Shmid, pas nje takimi qe ka zhvilluar me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci. Ai ne kete takim ka theksuar se Gjermania do te vazhdoje mbeshtetjen per Kosoven, per t'i arritur aftesite e duhura per integrim ne strukturat euroatlantike. Nderkaq, kryeministri Thaci ka vleresuar se kjo vizite e delegacionit gjerman ka ndodhur ne momentin me te duhur per Kosoven, dhe eshte nje tregues per mbeshtetjen e fuqishme te Gjermanise per realitetin e ri te krijuar ne Kosove.