E Diel, 1 Nëntor 2026

Varroset adoleshenti, 1 milione te pranishem

Greqia i dha dje lamtumiren e fundit 15-vjecarit te vrare nga policia te shtunen mbrema. Nje milione qytetare greke u mblodhen dje pasdite per te shoqeruar ne banesen e fundit, trupin e pajete te Aleksis Grigoropulos. Nderkohe kjo ngjarje ka marre permasa te gjera ne te gjithe mediat e vendit, ku behet e ditur se ne castet e ceremonise mortore te adoleshentit, mijera njerez ne te gjithe Greqine jane ngritur ne protesta, ku kane ndodhur edhe konfrontime te shumta mes policise. Zemerimi dhe dhimbja ishin krah per krah rrugeve te Athines, derisa kortezhi po e shoqeronte trupin e pajete. Policia nderkaq vazhdoi me perdorimin e gazit lotsjelles per shperndarjen e protestuesve, qe te marten tubuan serish para Parlamentit. Por, ndersa brenda ne varreza heshtja mortore nderpritej vetem nga duartrokitjet e te afermve dhe miqve te tij, jashte varrezes, ne rrugicat rreth e rrotull kane vazhduar protestat, te cilat ishin ne diten e katert te saj. Qindra dyqane, banka, komisariate policie jane shkaterruar, shume makinave iu eshte vene zjarri. Zemerimi per vrasjen e nje 15-vjecari, eshte kthyer ne urrejtje te hapur kunder shtetit. Eurodeputeti i se majtes se moderuar greke, Dimitris Papadimoulis, e sheh gabimin tek policia "nje i ri 15 vjecar u qellua me gjakftohtesi nga ata qe hiqen si "rambo" te armatosur dhe u vra pa arsye". Sipas tij, forcat paramilitariste tek policia me sa duket mbeshteten dhe nga persona te politikes dhe ata ndeshkohen teper rralle, ose per aktivitetin e tyre shperblehen me ngritje ne detyre, kjo gje ndodh prej vitesh. Dhuna ne Greqi shpertheu te shtunen mbrema, kur nje patrulle policore vrau adoleshentin 15-vjecar, Aleksis Grigoropulos, i cili po protestonte me nje grup te rinjsh ne lagjen Ekarqia te Athines. Ne deshmine e tij polici qe qelloi ne te, pohoi se vrasja kishte ndodhur nga rekosheti i plumbit, ndonese deshmitaret okulare deklaruan se ai kishte qelluar ne drejtim te adoleshentit.

Autopsia

Rezultatet e autopsise pritet te vertetojne nese vrasja ndodhi nga rekosheti i plumbit, apo nese 15-vjecari ishte qelluar qellimshem. Deshmitaret qe ishin te pranishem gjate vrasjes deklaruan se polici kishte qelluar ne drejtim te adoleshentit.

Perflitet gjendja e jashtezakonshme

Ne mbledhjen urgjente te Keshillit te Ministrave u permend edhe vendosja e gjendjes se jashtezakonshme, nje mendim ky qe pastaj u hodh poshte, mbasi historia greke ka kujtime te hidhura nga situatat e tilla, kur drejtimin e vendit e kishte marre ne dore armata, ne vitin 1967. Kryeministri grek deklaroi per mediat se grupet ekstremiste po e shfrytezojne irritimin e njerezve, per destabilizim te situates. Kreu i ekzekutivit grek, Kostas Karamanlis, i cili po perballet me sfiden me te madhe gjate qeverisjes, eshte shprehur se do t'i kompensoje te gjitha subjektet, pronat e te cilave u shkaterruan nga aktet vandale.

Protestat gjithnje e me te dhunshme

Protestat e djeshme ne Athine ishin teper te dhunshme dhe bilanci i demeve eshte teper i madh, nderkohe qe njoftohet edhe per 87 protestues te arrestuar. Shumica e personave te arrestuar jane hajdute, te cilet kane plackitur dyqanet ne qender te Athines, gjate akteve me te renda te dhunes urbane qe ka perjetuar Greqia, pohojne burime policore greke. Sipas policise, gjate perleshjeve jane plagosur 12 police, nderkohe qe te pakten 10 persona jane shtruar ne spital per shkak te problemeve me frymemarrjen, pas perdorimit te gazit lotsjelles nga ana e forcave policore per nderhyrje te shpejte.

Episodet ne zhvillim e siper

Kryeqyteti grek dhe qytetet e tjera te Greqise jetojne me ankthin e nje nate tjeter dhune dhe shkaterrimesh ne qendrat e tyre. Episodet jane ne zhvillim e siper dhe behen katalizator zhvillimesh politike. Dhuna e ricikluar ne oret e para te pasdites se djeshme, para Parlamentit grek ne Athine, por edhe ne qender te Selanikut nga te rinj te revoltuar, paralajmeroi nje tjeter nate tmerri per dy qendrat e medha urbane dhe qytetet e tjera te vendit, te traumatizuara rende nga dhuna e tri neteve te meparshme. Tani nuk flitet me per grupe te vecanta te rinjsh me maska, qe shkaterrojne dhe bastisnin, por per nje revolte te rinise kunder margjinalizimit te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›