Besnik Çela: “Me dëmtuan imazhin, gati padinë”

EKSKLUZIVE- Përgjegjësi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, Besnik Cela sapo është kthyer nga një vizitë pune në Sofie të Bullgarisë, ku është marrë nga pala shqiptare me të gjitha detajet e organizimit të takimit ndërkombëtar Bullgari-Shqipëri (28 mars 2007).
Albania-sport kontaktoi me të në ambientet e rezidencës së Kombëtare shqiptare në Hotel "Adriatik", në kohën që Cela ishte së bashku me Blerim Rrrustemin, kandidatit e ri të ekipit Kombëtar, i cili është në pritje të marrjes së pasaportës shqiptare.
"Disa faqe interneti synuan prishjen e imazhit tim, dhe padashur në këtë lojë u përfshinë disa nga gazetat shqiptare. Jam i ndërgjegjshëm se e kryej me devotshmëri punën time. Kam bërë gati padinë ndaj tyre, pasi nuk mund të toleroj këto sulme, cilado të jenë qëllimet e tyre, thotë ekskluzivisht për Albania-sport.com, Cela, pranë të cilit nuk mund të rrinte pa u afruar sulmuesi i Hamburgut, Besart Berisha.