Nebi Mustafi firmos për “MyPa”
mustafi_20070306.jpg)
Tetovë - Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Nebi Mustafi (30) ka firmosur kontratë një vjecare me skuadrën e kampionatit finlandez, "MyPa". Ai thotë se është shumë i kënaqur nga kushtet që i kanë ofruar finlandezët dhe ndihet shumë mirë në klubin e ri, i cili ka ambicie të mëdha në sezonin e ri të futbollit. "Të premten firmosa kontratë me ekipin ‘MyPa'. Kontrata është një vjecare, me mundësi që ajo të shtyhet edhe për një vit tjetër", është shprehur mesfushori i ri i skuadrës "MyPa". Ai thotë se me ekipit të tij iu është bashkangjitur gjatë përgatitjeve në Spanjë. "Klubi ishte duke zhvilluar stërvitje në një vend afër Barcelonës. Kam luajtur në disa ndeshje miqësore, madje edhe prej fillimi. Bëhet fjalë për skuadër shumë serioze. Mund të them se është klub shumë më i organizuar se ish-skuadra ime, Haka", tha në fund Mustafi.
Ndryshe, në Finlandë luan edhe vëllaI i tij më i vogël, Nuriu, por në kategorinë e tretë të futbollit.