E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet pas zgjedhjes së kryetarit të ri të FFM-së

Shkup - "Kuvendi i Strugës sipas statutit nuk është valid, sepse në të nuk kanë marrë pjesë shumica e delegatëve. Në atë Kuvend ishin vetëm 54 veta", tha Omeragiq, duke shtuar se edhe dy delegatët e Lidhjes Futbollistike të Likovës janë jolegjitim, sepse janë me vendime të falsifikuara nga Kuvendi i tyre, prej nga ekzistojnë edhe vendime respektivisht vendime nga gjyqi, se cili Kuvend është valid".
Ndryshe, këshilli për ndryshime me 7 prill ka paralajmëruar Kuvend të jashtëzakonshëm, ndërsa në 7 ditët e ardhme ka shpallur moratorium për aktivitetet e saja, të cilat do të intensifikohen pas ndeshjes kualifikuese që Maqedonia do ta luaj me Kroacinë në Zagreb.

- LF e Likovës: Deklarata e Omeragiqit gënjeshtër e kulluar
Lidhja Futbollistike e Likovës (LFK) reagon ndaj deklaratës së Masar Omeragiqit, ku ky i fundit ka pohuar se LF e Likovës është jolegjitime dhe false. "Deklarata e Omeragiqit është gënjeshtër e kulluar. Në bazë të statutit të FFM-së, neni 8 për ta pranuar një Lidhje të re në FFM, vendimin e jep Kuvendi i FFM-së edhe ate me 2/3 e votave të delegatëve. Me këtë duam ta rikujtojmë Omeragiqin se ne jemi legjitim", thuhet në demantin e Lidhjes Futbollistike të Likovës.

- Bexheti: Vetëm Hiseni u tregua burrë

Prej 21 delegatëve shqiptarë që marrin pjesë në Kuvendin e FFM-së, 13 kanë votuar për Kryetarin Haxhiristeski, ndërsa 8 të tjerët nuk kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e Strugës. Edhe pse para do kohësh në një takim në Xhepcishtë, delegatët shqiptar haptazi u deklaruan se do ta mbështesin Risteskin, kjo nuk ndodhi.
"Ne mezi patëm arritur të krijojmë një unitet midis shqiptarëve, për të mbrojtur interesin e futbollit shqiptarë në Maqedoni. Ne u mblodhëm edhe në Xhepcishtë, ku biseduam që shqiptarët të jemi unik. Të gjithë na thanë ‘po', përvec Hamzi Isenit, i cili me kohë deklaroi se do të jetë kundër. Iseni u tregua burrë i vërtetë. Do të përpiqem të ruaj edhe më tutje unitetin midis delegatëve shqiptarë, sepse është interes i klubeve shqiptare", tha nënkryetari i FFM-së, Rexhep Bexheti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›