Nevil Dede: “Sllovenia, kundërshtar i fortë”

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE- "Nevil Dede, "mbrojtësi i hekurt" i Tiranës tashmë është rikthyer në një pikë referimi për repartin difensiv të përfaqësuese kuqezi. Klubi bardheblu ka gjashtë lojtarë në listën anti-Slloveni dhe Bullgari, duke filluar me portierin Isli Hidi, mbrojtësit Nevil Dede dhe Arjan Pisha dhe mesfushorët Klodian Duro Devi Mukaj dhe Ervin Bulku. Gjatë intervistës së shkurtër me Albania-sport.com, në ambientet e rezidencës së Kombëtare shqiptare në Hotel "Adriatik", Dede ndodhej në shoqërinë e mesfushorit të Tiranës, Ervin Bulku, duke lexuar gazetat e përditshme sportive shqiptare. Dede pohoi se ai gjithë lojtarët e tjerë të përfaqësueses ndihet plotësisht i impenjuar për ballafaqimin me Slloveninë dhe beson se kësaj radhe në Shkodër, Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv, ku dhe synohen tri pikët. "Mendoj se ndeshja kundër Sllovenisë është shumë e rëndësishme, për me tepër kur ajo ka shumë vlera për ecurinë e Kombëtares. shprehet Dede, ekskluzivisht për Albania-sport.com. "Gjithmonë kur luhet për flamurin edhe me kundërshtarin më të dobët duhet të impenjohesh maksimalisht. Unë kam bindjen se do të marrim maksimumin. Ne do të japim më të mirën tonë". Dede ka luajtur në tri takimet e luajtura deri tani si me Bjellorusinë (2-2), Rumaninë (0-2) dhe Holandën (2-1). Madje më këtë të fundit një devijim aksidental i Nevil Dedes e gjeti të papërgatitur portierin e Kombëtares, Arjan Beqaj, teksa topi përfundoi në rrjetë dhe Holandezët dyfishuan rezultatin në 2-0. I pyetur nga Albania-sport nëse kishte njohuri për ekipin slloven, Dede thotë: "Padyshim që kam lexuar gjithcka që shtypi shqiptar ka ofruar, por nga ana tjetër kam parë edhe sekuenca televizive të ndeshjeve të tyre. Edhe pse thuhet se Sllovenia nuk është më në nivelin e disa viteve më parë, ata e ruajnë profilin e futbollit teknik e cila mund të na vendosë edhe në vështirësi. Gjithsesi vetëm dita e ndeshjes dhe përfundimi i 90 minutave do të tregojë realisht të vërtetën".