Milano pa vështirësi mposhti Sllogën

Kumanovë – Në takimin e javës së 22-të, Milano ka mposhtur Sllogën me rezultat 3:1. Kumanovarët rezultatin e hapën herët në pjesën e parë, përmes sulmuesit Gligorovski, i cili në këtë ndeshje shënoi dy herë. Lojtarët e Sllogës, përmes një kombinimi para golit të nikoqirëve arritën të zvogëlojnë rezultatin në 2:1 në pjesën e dytë, përmes Ferdi Xheladinit. Mirëpo, shpresat e mysafirëve se nga Kumanova mund të nxjerrin së paku një pikë u shuan, kur Saliu, shënoi golin e tretë për Milanon.
"Orhan Isufi, Ylber Aliu, Stojanovi dhe disa tjerë kanë pushuar. Qëllimi ynë nuk ka qenë të nëncmojmë Sllogën, por ne kemi fond të madh të lojtarëve cilësorë dhe kjo na mundëson të kalkulojmë me formacionin", thotë Zeqiri.
Ai shpjegon se në dy javët e ardhme do të ketë pauzë në Ligën e Dytë, për shkak të ndeshjes kualifikuese të Maqedonisë.
"Deri të martën lojtarët do të kenë pushim. Pastaj do të fillojmë të përgatitemi intenzivisht, për ndeshjen e Kupës me Pobedën. Planifikojmë të zhvillojmë 2-3 ndeshje kontrolluese", shprehet Zeqiri.
Ndryshe, për të mbështetur futbollistët e Sllogës nga Shkupi kishin ardhur një grup prej 100 tifozëve, të cilët gjatë tërë lojës e kanë përkrahur skuadrën nga Cairi.
Në ndeshjet tjera janë arritur këto rezultate: Bellasica – Vardari 1:1, Turnovo – Metalurgu 3:2, Ilindeni – Karaormani 0:3, Skopje – Teteksi 1:0 dhe Cementarnica – Maxhari 0:0.