E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Besoni shkencën, jo sharlatanët!” Thirrja e fortë e mjekëve për lajmet e rreme në shëndetësi(VIDEO)

Pandemia nxiti shumë prodhimin e lajmeve të rreme në shëndetësi. Mjekët endokrinologë janë të shqetësuar për informacionet jo të vërteta mbi terapitë çudibërëse që serviren nga emra mjekësh inekzistentë e që po dëmtojnë rëndë trajtimin e të sëmurëve kronikë. Në një intervistë për RTSH Prof.Florion Toti denoncon këtë fenomen dhe bën thirrje për t’i besuar shkencës e jo sharlatanëve.

Prej disa muaj disa nga mjekët endokrinologë në vend janë të shqetësuar për lajmet e rreme që po përhapen në rrjetet sociale por edhe media kombëtare dhe lokale në formën e reklamave për trajtimin e diabetit. Prof.Dr Florion Toti , endokrinolog në QSUT, thotë se prej disa muajsh raportimet për këto informacione të rreme po i vijnë nga pacientët e tij të cilët kërkojnë ndihmë nëse emrat e medikamenteve çudibërëse janë të vërteta.

Mjeku u bën thirrje pacientëve të sëmurë kronikë të mos i besojnë çdo lloj informacioni që publikohet në rrjetet sociale pa u konsultuar me mjekët e tyre dhe në asnjë mënyrë të ndërpresin mjekimin

Prof.Toti mendon se pandemia ka nxitur shumë prodhimin e lajmeve të rreme në fushën e shëndetësisë ku llogari të paidentifikura në rrjetet sociale kanë përfituar nga paniku i shkaktuar për shkak të virusit të panjohur duke tregtuar suplemente të pacertfikuara si medikamente çudibërëse.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›