Grantet e vetëpunësimit, 27 fitues në vitin 2021 në Shkodër

Vjollca, ka kryer kurs kuzhine tek Qendra Publike e Formimit Profesional në Shkodër, e po aty është informuar se mbështetja vazhdon edhe më tej. Përmes programeve të nxitjes së vetëpunësimit, që jepen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive mund të përfitonte një grant deri në 500 mijë lekë, e të ngrinte biznesin e saj.
Ndërsa Bardha Ndreca hodhi sytë edhe tej interesit personal. E mbështetur financiarisht nga zyra e punës, prej 6 muajsh arriti të ngrejë një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara:
15 ishte shifra e fituesve për vitin 2020, të cilat sipas Rozafa Zmijanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Punësimit në Shkodër po vijojnë sukses dhe kanë shërbyer si nxitje edhe për aplikimet e reja, 56 gjithsej në vitin 2021, prej të cilëve 27 u shpallën fitues.
Zmijani me kënaqësi ndan jo vetëm shifrën e fituesve, por dhe se ato vijnë edhe nga zonat rurale dhe me ide inovative.
Projektet e nxitjes së vetëpunësimit kanë nisur të aplikohet në Shqipëri në vitin 2020. Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi të jetë punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit si dhe të paraqesë një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë.
/rtsh/