E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spitali nuk reflekton pandemi në ikje, Mjekja: Vijojnë format e rënda dhe vdekjet e larta(VIDEO)

Të gjithë kanë filluar të besojnë se pandemia po ikën dhe është drejt fundit, por në spital kjo mendësi nuk reflektohet. Ndonëse prej dy javësh shtrimet janë të qëndrueshme, mjekët infeksionistë klinicistë po trajtojnë forma shumë të rënda të infeksionit dhe mes tyre vdekshmëria mbetet e lartë. Përballë presionit në rritje për lirimin e masave, mjekët mendojnë që ndërgjegjësimi mjekësor i gjithsecilit prej nesh duhet të jetë më i lartë.

E ndërsa pjesa dërrmuese e qytetarëve kane filluar të besojnë se pandemia po ikin, në spitalin COVID-1 kjo mendësi nuk reflektohet. Mjekët klinicistë shpjegojnë se situata e shtrimeve paraqitet t qëndrueshme prej dy javësh, rreth 20 raste në 24 orë por sëmundshmëria është rëndë tek të gjithë ata që vijnë në spital dhe kjo ka prekur të gjitha grupmoshat.

Në një kohë që presioni çdo ditë nga qytetarët por edhe bizneset rritet për lirimin e masave anticovid, përvoja e përditshme e mjekes klinicte flet për ndërgjegjësim më  të lartë mjekësor tek popullata pavarësisht vendimeve që do të marrë Komitetit i Ekspertëve

Infeksionistja Ermira Muço Mino e vlerëson shumë vaksinimin, pasi mes formave të rënda të infeksionit në spital,  diferenca për të ka qenë e prekshme.

Krahasuar me një vit më parë shtrimet janë përgjysmuar por sëmundshmeria nuk është zbutur. Pacientët vijnë në stade të mesme dhe të avancuara të sëmundjes dhe vdekshmëria mbetet e lartë. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›