Best 11, skuadra ideale e fazës së grupeve
“Best 11” ose ndryshe 11 më të mirët e fazës së grupeve. Faqja e njohur angleze goal.com ka skicuar edhe formacionin ideal të Euro 2008 pas 24 ndeshjeve të para, ku e papritura më e madhe është eliminimi i Francës në “Grupin e vdekjes”, ndërsa mrekulli konsiderohet kualifikimi i Turqisë.
Në nivelin e lojtarëve, ka pasur shumë prej tyre që kanë bërë paraqitje të shkëlqyera, por në 11-shin ideal pa dyshim që bëjnë pjesë “11 më të jashtëzakonshmit”. Në formacionin ideal Holanda ka më shumë lojtarë, tre, ndërsa Kroacia, një tjetër ekip që i fitoi të tre takimet e para, paraqitet me dy lojtarë.
PORTA
Xhanluxhi Bufon (Itali)
Edhe pse pësoi katër gola në tre ndeshje, dy herë më shumë sesa ai pësoi në shtatë ndeshjet e Kupës së Botës 2006, të gjithë specialistët kanë qenë dakord: portieri i Juventusit është më i miri dhe kapiteni i skuadrës ideale. Holandezi Edvin va der Sar është rivali i tij më i afërt.
MBROJTJA
Filip Lahm (Gjermani)
Mbrojtja gjermane ka qenë një problem për ekipin e Johakim Lëv, por mbrojtësi i treherë kampioneve të Europës, Filip Lahm tregoi shumë nga aftësitë e tij si mbrojtës i majtë. Një performues fantastik, me shumë klas e disiplinë taktike tipike gjermane.
Kalid Boulahrouz (Holandë)
Edhe ai vetë mund të jetë i befasuar me formën e tij në Euro 2008. Duke luajtur si mbrojtës i djathtë te Çelsi, ai është shndërruar në mbrojtësin e pakalueshëm dhe një nga lojtarët thelbësorë në fitoren madhëshore të Holandës kundër Francës.
Robert Kovaç (Kroacia)
Eksperienca dhe lideshipi i tij në qendër të mbrojtjes së Kroacisë ishte një faktor i rëndësishëm në suksesin e Kroacisë, mbrojtjes më të mirë në kampionat, që ashtu si Holanda ka pësuar vetëm një gol. Pepe i Portugalisë ishte një rival i madh i kroatit.
Hoan Kapdevila (Spanjë)
Kapdevila zuri një vend te “Furia e kuqe” pas vdekjes tragjike të Antonio Puertës të Seviljes, por qëndërmrojtësi i Vilarealit ka treguar një formë të jashtëzakonshme me Spanjën. Rusi Yuri Zhvikov dhe italiani Fabio Grosi mund të ishin zëvendesuesit e tij.
MESFUSHA
Kristiano Ronaldo (Portugali)
Ylli i Mançester Junaitid ka qenë pjesë e pesë golave rë realizuar Euro 2008 dhe renditja e FIFA-s
Holanda kundër Francës (4-1) e Italisë (3-0) prodhoi futbolli të cilësisë së lartë. Portugalia, Kroacia, Spanja dhuruan spektakël, ndërkoë që Turqia krijoi në 20 minutat e fundit kundër Çekisë (3-2) momente të paharrueshme.
Ajo që duket se shqetëson analistët është forma ekipeve, që konsiderohen “seeding”, ose skuadra me koeficient të lartë. Në Grupin C ishin së bashku katër nga 12 skuadrat me renditjen më të mirë në botë sipas asaj që FIFA publikon çdo muaj.
Italia (e 3-ta në botë), Franca (7), Holanda (10) dhe Rumania (12), ose përkthyer me statistikat e UEFA-s: Italia e para, Franca e pesta, Holanda e teta dhe Rumania e dhjeta.
Por Franca, dyherë fituese e Kampionatit Europian, grumbulloi vetëm një pikë, duke pësuar 6 gola e duke shënuar vetëm 1. Rumania, pas rezistencës ndaj Francës (0-0) dhe Italisë (1-1), u shkërmoq nga Holanda, e paraqitur me versionin “B”.
Edhe Greqia, kampione e Euro 2004 dhe vendi i 8-të në botë e 6-ta në Europë, u largua nga Europiani pa asnjë pikë, duke pësuar jo vetëm tre humbje, por rregullisht edhe nga dy gola për ndeshje.
Çekia, vendi i 6-të në botë dhe e katërta në Europë, gjithashtu u eliminua nga Turqia, që në renditjen botërore renditet në vendin e 20-të (e 14-a në Europë). Nga ana tjetër, Anglia e 8-ta në Botë dhe e 7-ta në Europë, nuk ishte fare pjesëmarrëse në finalet e Euro 2008.
nga Portugalia, duke dëshmuar se është lojtari më i mirë në planet. Libor Sionko i Çekisë, Arda Turan i Turqisë si dhe Arjen Roben i Holandës mund të afroheshin me kualitetin e portugezit.
Rafael van der Vart (Holandë)
Lojtari i Hamburgut ishte në ditë të errët kundër Italisë, por ajo që bëri për Holandën kundër Francës ishte i jashtëzakonshme, duke qenë një nga lojtarët më të mirë portokalli. Gjermani Mikael Balak është një konkurrues i fortë për këtë vend.
Niko Kovac (Kroaci)
Ndërkohë që të gjithë prisnin shkëlqimin e Luka Modriç, kroatët e tjerë Ivan Rakitiç e Niko Kranjçar luajtën mjaft mirë, por ai që shkëlqeu në mesfushën kroate ishte kapiteni Niko Kovaç. Italiani Daniele de Rosi ishte një alternativë tjetre e besueshme.
Deko (Portugali)
Braziliani trupvogël i natyralizuar si portugez është truri i Portugalisë. Loja e lojtarit të Barcelonës vazhdon të bëjë përshtypje e të prodhojë shumë, duke lënë pas kampionë të mëdhenj si italiani Andra Pirlo e spanjolli Ksavi.
SULMI
Uesli Shnajder (Holandë)
Një nga lojtarët më të madhenj të këtij Europiani. Shnajder ka qenë dy herë “Lojtari më i mirë i ndeshjes” në dy ndeshjet që ka luajtur për Holandën. Shnajder shënoi një gol akrobatik kundër Italisë dhe një tjetër të jashtëzakonshëm kundër Francës.
David Vija (Spanjë)
Kishte disa dyshime se golashënuesi më i mirë i turneut (4 gola deri tani) do të luante një rol sulmuesi perfekt me Spanjën. Por tre golat e tij kundër Rusisë, dhe i pari pas trigolëshit të realizuar nga Patrik Klajvert në Euro 2000, e bëjnë spanjollin sulmuesin që do ta dëshironin të gjithë.
* * *
Ekipi rezerve
Për të plotësuar listën prej 23 lojtarësh, aq sa është edhe lista zyrtare e regjistruar për çdo ekip, skuadra do të plotësohej me këta emra: Van der Sar, Boruç, Groso, Zhirkov, Pepe, De Rosi, Zirianov, Balak, Roben, Podolski, Van Persie, Nihat.
EKIPI IDEAL
Bufon (k)
Lahm, Boulahrouz, R.Kovaç, Kapdevila
N.Kovaç
Van der Vart, Deko
Ronaldo, Shnajder
Vija
20 Qershor 2008