Pushkini
Njëherë, poeti i njohur rus, Pushkini ishte ulur në tavolinë me disa zonjusha të cilat i vinin rrotull. Si zakonisht, poeti ishte tepër ironik. Në bisedë e sipër, ai pyet zonjushat:
-A e gjeni dot se çfarë kam në mes të këmbëve?
Ato skuqen dhe i thonë sesi nuk pati turp që flet në atë mënyrë...
-Pse çfarë të keqe ka, -thotë Pushkini, unë në mes të këmbëve kam këmbën e tavolinës...
Zonjushat filluan të qeshnin dhe i kërkuan të falur poetit. Pasi kalojnë pak çaste sërish Pushkini bën të njëjtën pyetje dhe zonjushat që i përgjigjen njëzëri “në mes ke këmbën e tavolinës”.
-Jo nuk e gjetët, ishte ajo që menduat pak më parë... ua kthen Pushkini duke qeshur.
20 Qershor 2008