E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasandra Uilson nxjerr albumin e ri “Loverly”



Këngëtarja e xhazit, Cassandra Wilson, fituese e Çmimit Grammy, njihet për interpretimin e saj jo të zakontë të kompozimeve më të mëdha amerikane. Këtë interpretim e gjejmë edhe në albumin më të fundit të këngëtares, “Loverly”. Cassandra Wilson ka një interpretim mjaft elegant, që amatortë e muzikës e konstatuan dhe e admiruan që në fillimet e saj, rreth 20 vjet më parë. Këngët e albumit të saj të parë nuk mungojnë as sot në koleksionet më të fundit të muzikës xhaz. Wilson e paranon se e tërheq më shumë xhazi standard, pasi ajo e gjen veten më afër tij. Ajo thotë se këtë zhanër muzikor nuk mund ta interpretosh nëse nuk e kupton. Këngën e xhazit klasik “Spring Can Hang You Up The Most” Wilson e trajton si momente meditimi dhe reflektimi. Albumi “Loverly” shënon kthimin e Cassandra Wilson-it tek rrënjët e saj. Incizimi i këtij albumi, zgjati pesë ditë dhe u bë në një shtëpi të marrë me qera në qytetin e lindjes së Wilson-it, në Jackson, Misisipi. Ishte pikërisht Jackson-i ku Wilson zbuloi për herë të parë dashurinë e saj për muzikën xhaz, bluz, pop dhe folk. Ajo studjoi piano, klarinetë dhe kritarë, para se të shkonte në New Orleans të Louisiana-s dhe më pas në New York, për t'u marrë me xhaz. Wilson përparoi në karrierën e saj muzikore sëbashku me artistët e xhazit të avangardës si Steve Coleman dhe Henry Threadgill. Si anëtare e grupit të quajtur “M-Base” të novatorëtve të xhazit, ajo zhvilloi aftësitë e saj si kompozitore, aranxhuese dhe improvizuese, duke arritur që të incizonte interpretimet e saj me Blue Note Records in vitin 1993. Për të promovuar albumin e saj të ri, Wilson po përgatitet për një turne në Kanada, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ku do të japë koncerte në Festivalin Xhazit të Detit të Veriut, në Festivalin e Xhazit të Montrealit dhe në Festivalin e Xhazit në Monterey në muajin shtator.
(VOA)

20 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›