Beteja e 8 majit LSI PR dhe PDIU ne fushate

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte në njësinë bashkiake numër 8, ku ftoi qytetarët të votojnë për për kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Ai tha se me një drejtim të ri, bashkia do t’i ofrojë kryeqytetasve transparencë për të gjitha shërbimet.
“Një nga angazhimet tona është që buxheti i Tiranës të jetë online dhe të gjithë të kenë mundësinë të shohin se sa taksa paguajnë dhe ku shkojnë taksat e tyre, çfarë shërbimesh ofrojnë dhe çfarë investimesh realizohen me këto taksa”- tha Meta.
Ilir Meta theksoi se bashkia ka nevojë për një drejtim ku pasqyrohen aspiratat e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Për kryetar të njësisë bashkiake numër 8 rikandidon Arben Tafaj.
Kryetari Republikan Fatmir Mediu ishte në Peshkopi, Bulqizë dhe Sllovë ku kërkoi votën për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, përkatësisht Ilir Krosi, Isuf Curri dhe Ramazan Kaza
“Ne ndërtuam së bashku shpresën dhe besimin dhe kjo nuk ishte një zgjedhje e rastësishme, por kishte të bënte me njerëz që kishin besim, me intelektualë si Iliri, me njerëz të mirë. Dhe unë e them me bindje të plotë, që shpresa jonë ka vetëm një burim, dhe ky është besimi në Zot”- tha Mediu.
Ai kërkoi votën për partinë Republikane si partia që punon për të ndërtuar të sotmen dhe dhe ardhmen e qytetarëve.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet çeli fushatën në qytetin e Durrësit, ku prezantoi edhe kandidatët e saj për këshillin bashkiak. Kryetari Shpëtim Idrizi parashtroi programin e kësaj partie, ndërsa i bëri thirrje partive politike që të ulin tensionet dhe t’i thonë stop dhunës.
“Ne jemi kundër tensioneve sepse shqiptarët meritojnë që të votojnë e të bëjnë një fushatë të qetë, ashtu siç e bën gjithë Evropa. Votoni për partinë tonë, sepse ne kemi bërë shumë gjëra, dhe më shumë duam të bëjmë”- tha Idrizi.
Sinkron Shpëtim Idrizi kryetar i PDIU
Në tubim presidenti i nderit të kësaj partie Tahir Muhedini tha se kjo forcë politik do të zgjidh çështjen çame, kurse deputeti Dashamir Tahiri ftoi qytetarët durrsakë të votojnë “Aleancën për qytetarin” dhe kandidatin e saj Ferdinand Xhaferraj.
Taulanta Boja