Topi Kandidatet jo nxites te dhunes

I ashpër është treguar presidenti Topi kur i është referuar incidenteve të fundit për simbolet partiake. Kreu i shtetit ka drejtuar gishtin e akuzës drejtëpërdrejt tek drejtuesit partiakë të cilët në gjuhën konfliktuale të kohëve të fundit, kanë nxitur sipas tij dhunën tek militantët. Bamir Topi ka përcjellë dhe një apel për institucionet e ruajtjes së rendit të mos jenë të anshëm.
“Nëse ka dhunë fizike padyshim përgjegjësia është e partive politike. Në një farë mënyre e kanë stimuluar këtë edhe nëpërmjet debateve aspak qytetare. Këtë e kemi parë në parlament, e kemi parë jashtë parlamentit. Të bëjnë apel për tolerancë. I bëj thirrje të drejtëpërdrejtë kandidatëve. I bëj thirrje edhe institucioneve të zbatimit të ligjit të qëndrojnë korrekt” tha Topi.
Po aq i ashpër kreu i shtetit u tregua për financat e partive. Sipas tij kjo fushatë në mënyrë paradoksale po shpenzon shumë, ndërsa qytetarët kanë mungesa.
“Duket që ka shumë teprime në shpenzime në fushatë elektorale, ndërkohë që ka mjaft probleme ekonomike dhe sociale” tha Topi.
Deklaratat e numrit një të shtetit u bënë në tryezën me përfaqësues të Transparency International dhe Organizatës Botërore Kundër Korrupsionit. Në të njejtën kohë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, delegacion i Kongresit për Autoritet Lokale dhe Rajonale nga Këshilli Evropian në Tiranë ishte për rreth 1 orë në ambiente e KQZ.
“Diskutuam për procesin e votimit në vendin tuaj. Jemi delegatët e Këshillit të Europës. Jemi këtu për të ndihmuar dhe duam të ndihmojme demokracinë tuaj të re, por s’mund të komentojmë incidentet e ditëve të fundit” tha Hana Richtermocova, kryetare e delegacionit.
Për dy ditë delegacioni do të vëzhgojë përgatitjet para-elektorale për zgjedhjet lokale. Ndërkohë pritet mbërritja e një tjetër delegacioni të Këshillit të Evropës nga data 4 maj deri me 10 maj.
Elona Gjylmi